Kush është futbollisti shqiptar që presidenti çeçen e shpërbleu me veturë luksoze (FOTO)

Date:

 
 
2019-09-01

Bernard Berisha është bërë me veturë të re sonte, pasi që Presidenti i Çeçenisë, Ramazan Kadirov e ka shpërblyer atë, pas golit të shënuar sot kundër FC Tambov në Premier Ligën e Rusisë
Presidenti çeçen Ramazan Kadirov ka shpërblyer me një veturë luksoze lojtarin shqiptar të Kosovës, Bernard Berisha. Ky i fundit lajmin e ka dhënë në profilin e tij në facebook, duke thurrur elozhe për presidentin çeçen dhe stafin e klubit FC Akhmat Grozny.
Ajo që bëri që të fitojë veturën, ka qenë goli që Berisha ka shënuar në minutat e fundit të një ndeshje futbolli. Akhmat Grozny ishte duke humbur me rezultat 1-0 si vendas kundër FC Tambov por këtë epërsi e shkriu Bernardi duke shënuar gol në minutën e 90-të, ndërsa ai kishte hyrë në lojë në minutën e 54-të.
“Lojtari i ndeshjes. Faleminderit presidentit Ramazan Kadirov për veturën”, ka shkruar Berisha. Në këtë klub në pronësi të Kadirov luan edhe futbollisti i kombëtares shqiptare, Odhise Roshi. (INA)

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...