Zviceranët janë të dhënë pas qëndrimeve në Shqipëri

Date:

 

20:37:32           2019-09-01

 

Kërkesat e rezervimit për në Shqipëri, që nga fillimi i vitit kanë shënuar rritje. Kryeqyteti veçanërisht është tërheqës dhe i njohur për turitët zviceranë.

Shqipëria është një destinacion pushimesh që vlerësohet gjithnjë e më shumë nga zviceranët. Kjo është të paktën nga ajo që tregojnë statistikat e rezervimeve në platformën online Ebookers, informon Shtegu.com. Midis janarit dhe korrikut 2019, kërkesa për rezervime hotelesh u rrit me një mesatare prej 80 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Dhe nëse krahasojmë vetëm muajin e korrikut, rritja është edhe 180 për qind në periudhën brenda një viti.

Sipas Ebookers, gjysma e rezervimeve është bërë për destinacione bregdetare. Nëse Tirana, kryeqyteti, është në krye të rezervimeve, qytetet e Durrësit dhe Sarandës janë veçanërisht të njohura për pushimet në plazh.

Një punë gjigante në këtëë drejtim është duke bërë edhe Berneger Thibaut, francezi që po përkkujdeset për përforicmin e marrdhëneieve turistike franko-shqiptare. Me agjencinë e tij të themeluar në vitin 2012, ai po përpiqet t`i shfrytëzojë potencialet turistike shqiptare, duke kërkuar hotele të rinj për klientët e tij të ardhshëm, akomodimin e tyre në vend dhe këshilla të tjera. Sipas tij, historia e mbylles së vendit për dekada të tëra, është një arsye për të tërhequr turistët.

“Shqipëria është një vend ende misterioz, ndërsa turistët që vinë këtu, kanë përshtypjen se janë `Indiana Jones` të udhëtimit, që do të thotë: Ja, unë isha i pari që vizitova Shqipërinë, para se ajo të zhvillohet. Ndoshta në të ardhmen do të bëhet sikur Kroacia apo Mali Zi”, ka pohuar për “France 2”, Berenger Thibaut.

 

http://vacancesalbanie.com/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...