Kosova “përfaqësohet” vetëm me flamur në Festivalin e Filmit në Venecie

Date:

Filmi “Ballkoni” i regjisores Lendita Zeqiraj para gjashtë vjetësh ishte në konkurrencën e filmave të shkurtër në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Venecie. Më 2013, ky film ishte nominuar për çmimin “Venice Horizons Award”. Prej asaj kohe Kosova nuk është prezantuar në këtë Festival me ndonjë film që është përkrahur nga shteti.

Por në edicionin e 76-të të Festivalit që mbahet në qytetin italian, që përbëhet nga 118 ishuj, organizatorët kanë vendosur edhe flamurin e Kosovës. Qendra Kinematografike e Kosovës sivjet nuk do të jetë e pranishme në Festivalin që është hapur të mërkurën me bashkëprodhimin midis Francës e Japonisë, “The Truth” me regji të Hirokazu Kore-eda, një rrëfim familjar ku bashkohen e ëma dhe e bija e pas kësaj nisin të lindin probleme.

Drejtori i QKK-së, Arben Zharku ka thënë se nuk e kanë parë të arsyeshme të jenë të pranishëm në Festival, meqenëse nuk jepet ndonjë film nga Kosova e po ashtu ky festival nuk ofron treg filmi sikurse ai i Cannes apo i Berlinit, ku QKK-ja ka qenë prezente edhe sivjet. (Koha Ditore)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...