Lëvizja BESA: Denoncimi i prindit të djalit të plagosur në Tetovë, skandal i ri për Prokurorinë dhe MPB-në

Date:

Lëvizja BESA me shqetësim të thellë ka ndjekur gjithë situatën e krijuar gjatë një ahengu familjar në Tetovë, ku dyshohet se deputeti i BDI-së ka gjuajtur dhe ka plagosur një person. Deklarimi i deputetit të BDI-së duke thënë se ai nuk është përfshirë, del të jetë një e pa vërtetë dhe një gënjeshtër shumë e madhe.

“Prindi i personit të plagosur, sot vet e ka denoncuar një gjë të tillë duke thënë se ai ka qenë dëshmitar i gjithë ngjarjes, kur deputeti i BDI-së ka gjuajtur në atë ahengë familjar dhe ka plagosur rëndë djalin e tij. Është shqetësuese fshehja e rastit nga ana e policisë dhe prokurorisë në Tetovë, ku haptas mbrojnë deputetin e BDI-së dhe dëshirojnë që këtë ngjarje ta kalojnë në qetësi. Drejtësia në vend ende ka ngecje shumë të mëdha, duke pasur ende prokurori të kapur, MPB të partizuar dhe të kontrolluar nga partitë e pushtetit. Kjo dëmton rëndë funskionimin e shtetit të së drejtës dhe përpjekjet e vazhdueshme për të çliruar sistemin juridik nga kthetrat e partive në pushtet”, reagon Lëvizja BESA. (INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...