Rasti në Lisiçe të Shkupit, prindërit mund të humbin të drejtën prindërore

Date:

Dy fëmijët që mbrëmë ishin lënë në makinë, në lagjen Lisiçe të Shkupit, janë strehuar në familje për përkujdesje. Edhe pse prindërit e fëmijëve nuk janë evidentuar në regjistrin e prindërve pa kujdes, Qendra për çështje sociale do të vendos nëse do t’u merret e drejta prindërore.

Ekipi i ekspertëve vlerëson se për momentin interesi më i mirë i fëmijëve është që të vendosen në një vend të sigurt, ku ata do të marrin kujdesin e duhur dhe mbështetjen psikosociale. Pra, kjo nënkupton vendosjen e përkohshme në një vend tjetër të sigurt dhe për sa i përket të drejtës prindërore, ne do të duhet të plotësojmë dokumentet e nevojshme për t’u konsultuar me Ministrinë e Brendshme dhe Prokurorinë Themelore Publike, për të parë se cilat fakte dhe prova kemi – tha Natasha Stanoeviq, drejtore e qendrës ndërkomunale për punë sociale .

Fëmijët të moshës mes 4 dhe 7 vjeç u gjetën në një makinë mbrëmë. Policia i nxori, pas çka janë transferuar në Klinikën e Fëmijëve.

Gjatë natës dhe ditës së sotme janë mbajtur për monitorim, për analiza laboratorike rutinore, të cilat kanë vlera të mira. Fëmijët sot janë ekzaminuar dhe janë në gjendje të mirë. Gjatë ditës pritet të largohen nga spitali – u shpreh Dr.Vesna Micevska- Klinika e fëmijëve.

Sipas informacioneve jozyrtare, babai i ka lënë fëmijët në makinë dhe ka shkuar në kishë për të festuar Ditën e Shën Marisë. Nëna ishte e pranishme me dy fëmijët gjatë kontrolleve që zhvilloheshin në Klinikën e Fëmijëve. /Alsat

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...