Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Philip Kosnett është shfaqur me plis në kokë duke shfaqur dashurinë dhe respektuar traditat shqiptare.
Kosnett plisin e ka vendosur derisa ka qenë pjesë në natën përmbyllëse të festivalit ‘Etnofest’ në mesin e shumë vizitorëve.
Ambasadori Kosnett është parë me plis në kokë duke bërë fotografi me të pranishëm si dhe me ansamblin nga Vitia ku edhe i janë dërguar Periskopit.
Kujtojmë se Kosnett është një përkrahës i madh i pavarësisë së Kosovës dhe arritjes së një marrëveshje Kosovë-Serbi, duke parë edhe thirrjet e tij që të arrihet kjo marrëveshje që të normalizohen marrëdhëniet mes dy vendeve dhe Kosova të ecë para në rrugën e saj euroatlantike./gazetametro.net



