Partia e re e Azbi Likës dhe Ibrahim Dearit në koalicion me Selën dhe Bilallin do dërmonin rëndë BDI-në

Date:

2019-08-26

Mohimi i Ibrahim Dearit për të marrë e udhëhequr, Ministrinë e Investimeve të Huaja, është koxha protestë e revoltë e lyer dhe e përlyer me pakënaqësi e hidhërime ndaj Ali Ahmetit dhe partisë së tij, BDI. Në njërën anë zhdukja e Ministrisë për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrid që e udhëhiqte, Azbi Lika, në anën tjetër, revolta e Ibrahim Dearit, tregojnë hapur se marrëdhëniet e degës së Tetovës me kryesinë qendrore të BDI-së nuk funksionojnë si duhet, e na detyrojnë të mendojmë se Kryesia Qendrore është në kundërthënie me BDI-në e Tetovës. Dega bëdëiste e Tetovës jo që si kanë punët mirë me Ali Ahmetin, por edhe me kryetaren e Tetovës Teuta Arifin. Kjo u dëgjua edhe në përgjimet e El Çekës, ku z.Teuta Arifi kundërshtonte ashpër deri në dorëheqje Ali Ahmetin në lidhje për Tetovën.
Të gjitha këto pakënaqësi të BDI-së së Tetovës na çojnë të dyshojmë, se mos vallë për shkak të kësaj pakënaqësisë e revolte dega e Tetovës mund të ndahej e shkëputej nga BDI-ja për të formuar parti të re, në krye me Azbi Likën, i cili që 18 vjet ka qenë i ruajtur nga turpet e udhëheqësve partiakë në krye me Ali Ahmetin, Musa Xhaferin etj.
Mos ndoshta partia e re e Azbi Likës dhe Ibrahim Dearit që s’pranoi postin e Ministrisë së Patateve e Domateve, (ministri pa kabinet e zyrë, pa sekretar, pa vendqëndrim e adresë) në të ardhmen parazgjedhore do koaliciononte me partinë e Selës dhe Bilallit për ta mposhtur rëndë partinë e BDI-së
S. Mehazi

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...