Vozitësit të autobusit i shkëlqyen sytë nga gëzimi kur e ndaloi policia zvicerane

Date:

08:52:38        2019-08-23

 

Gjatë një kontrolli rutinor, policia e Schaffhausenit në Zvicër ka tërhequr një autobus nga komunikacioni, vozitësi I të cilit kishte shkelur masivisht normat e punës, qarkullimit dhe pushimit, njofton policia zvicerane, përcjell Shtegu.com.

Mëngjesin e së martës është realizuar një kontroll i automjeteve të rënda në Schaffhausen. Në një autobus, zyrtarët hasën shkelje të rënda të normave të komunikacionit nga ana e vozitësit. Vetëm Brenda 28 ditësh, vozitësi slloven kishte realizuar periudhat e pushimit javor për 24 orë në vetëm dy ditë. Pjesën tjetër të ditëve ai kishte udhëtuar me grupe të ndryshme nëpër Europë.

Faza më e gjatë e punës ka zgjatur 35 orë, gjatë së cilës, përveç disa pushimeve të shkurtra, shoferi kishte vetëm një ndalesë prej pesë orësh. Në mënyrë që shkeljet të mos binin në sy, ai kishte përdorur kartelën e një vozitësi tjetër, nuk përdori fare kartelë, apo edhe I falsifikoi dokumentet.

I ballafaquar me shkelje të ndryshme të rregullave në komunikacion, vozitësi tha se ishte i lumtur që rastisi në kontroll. Sepse faji qëndron te shefi I tij, i cili ka dashur të kursejë një vozitës shtesë.

Sidoqoftë, vozitësi është dashur të depozitojë një shumë prej disa mijëra frangave dhe I është paraqitur prokurorit të Schaffhausenit. Ai gjithashtu u urdhërua për një pushim të detyruar. Kartela e tij e vozitjes iu konfiskua nga policia.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...