Mansory i jep pamje agresive Smart Fortwo, sjell edhe versionin kabrio të tij (Foto)

Date:

Kompania e njohur gjermane që merret me modifikimin e veturave, Mansory, gjithnjë e më shumë po i kushton vëmendje automjeteve me çmime të larta.

Kjo kompani, së fundmi i ka dhënë një tretman fantastik modelit Smart Fortwo.

Mansory për eksterierin e këtij Smart Fortwo ka zgjedhur ngjyrën vjollce dhe tani ky model ka një pamje agresive falë kofanos nga fibra të karbonit, mbrojtësve anësorë të zgjeruar, maskës së përparme që përkujton AMG-në, si dhe mbrojtësit të pasmë, transmeton Koha.net. Për dallim nga karroceria ngjyrë vjollce, interieri i këtij modeli është me ngjyrë të salcës ‘senf’.

Megjithatë, nuk bëhet fjalë vetëm për ndryshimet estetike pasi që Mansory ka përmirësuar edhe performancën e këtij Fortwo, kështu që tani motori i tij është përforcuar nga 898 cc në 90 deri 125 kuajfuqi. Po ashtu, ky model vjen edhe me rrotat e reja 18-inçësh.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...