Kujdes hajna: Facebook-u si grrep për të rënë në kurth

Date:

Shumica e miqve në Facebook e njohin njëri-tjetrin, jetën reciproke të përgjithshme, e në këtë proces bën pjesë edhe pushimi vjetor. „Juhu, për katër ditë do të jem në pushim“!, „Totalisht i gëzohem Majorkës“!, „Të fala diellore nga Miami“! – në këtë mënyrë, të tjerëve ua bëni me dije se jeni jashtë shtëpisë për disa ditë. Por, me përjashtim të miqve, kjo informatë mund tu shkojë edhe njerëzve të tjerë, me fjalë të tjera, një dhuratë nga Perëndia për hajnat.
Policia gjermane kohë më parë kishte përgatitur një fushatë ironike lidhur me paralajmërimin e njerëzve për pushime. Në një fotografi mund të shihet një person i maskuar me një shufër hekuri, ndër të cilën shkruan: „Dua t`i falënderoj të gjithë ata që përmes Facebookut tregojnë se kur janë nëpër pushime. Për shkak të punës së stërngarkuar, nuk do të mund ta vizitoj çdonjerin nga ju personalisht. Ju lutem për mirëkuptim“. Deri më tani, kjo fushatë ishte klikuar më se 25 mijë herë.
Numri i plaçkitjeve të banesave gjatë viteve të kaluar është rritur dukshëm. Paralajmërimi i policisë gjermane përkon me kohën e pushimeve e cila në disa vende të Gjermansië ka filluar gjatë kësaj fundjave. Plaçkitja e banesave është një çështje e krimit të organizuar, ndërsa për këtë periudhë edhe policia është në gjendje më të përgatitur.
Por, sipas disa informatave që posedon „Shtegu.com“, një grup personash të cilët kanë pësuar më parë, me qëllim kanë cekur ditën dhe vendin e fillimit të pushimeve, në mënyrë që hajnat eventuelë t`ì presin në befasi. Pra kujdes hajna, Facebook-u mund të jetë vetëm një grep për të rënë në kurth !

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...