Për zhvillimet e fundit rreth rastit “Zhvathja” ka folur edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç. Ai ka thënë se shumë shpejtë do të ketë edhe shumë surpriza të mëdha nga Italia, duke u bazuar siç tha në qarqe mirë të informuara.
“Me sa e dinë unë nga burime mirë të informuara, do të ketë edhe më tepër befasi në atë rast dhe besoj se Zaev e kupton atë që ja kam thënë për disa persona”, është përgjigjur presidenti Serb në konferencën e sotme ku është pyetur për rastin “Zhvatja”.

