“La Verita” sulmon ashpër Bashkimin Evropian

39 Lexime

Në vend të një “bombe” për rastin Reket, Laris Gajser nga La Verita publikoi një video kolumnë. La Verita është një gazetë e krahut të djathtë italian, dhe audio materiali i reketimit të botuar nga Gajser, është shoqëruar pothuajse gjithmonë me një sulm ndaj Bashkimit Evropian. Sot ai akuzoi se BE hesht për skandalin dhe se askush përveç , presidentes së Asociacionit të Grave Në Partinë evropiane popullore, Doris Pak, nuk doli me reagim për skandalin.Pas kësaj, në Tviter shkroi edhe Komisioneri Evropian Johanes Han.

Lufta kundër korrupsionit e nivelit të lartë duhet të vazhdojë pa ndërpre. Sa i përket zbulimeve të fundit, është e rëndësishme të përcaktohet përgjegjësia juridike për të gjitha veprat penale, përfshirë edhe ato që dalin nga dhe rreth përgjimeve të paligjshme. Askush nuk është mbi ligjin dhe nuk mund të ketë pandëshkueshmëri. Autoritetet kompetente duhet ti hetojnë të gjitha veprat penale, pa asnjë ndërhyrje, dhe autorët të nxirren para drejtësisë- shkruan  Johanes Han – Komisioner i BE-së për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë.

Nuk rreshtin as reagimet e partive. VMRO-DPMNE pyet se ku përfunduan paratë nga zhvatja.

Pse nuk është vërtetuar se ku kanë lëvizur të dyshuarit pasi e kanë marrë çantën “Luj Viton” dhe ku ka përfunduar çanta së bashku me paratë brenda? Vallë, duke sajuar statusin e denoncuesit, Ruskoska po tenton ta amnistojë Zaevin, pasi tashmë e kanë vërejtur se rasti do të del në opinion? Tendenca është më se e qartë, Ruskoska ka dashur të hap rast ku do të shihet me çdo kusht të kufizohet në dy të akuzuar dhe me këtë t’i mbrojnë Kativa Janevën, Zoran Zaevin dhe shumë zyrtarë tjerë të LSDM-së- deklaroi  Naum Stoillkovski- zëdhënës i VMRO DPMNE-së.

Nga LSDM nga ana tjetër akuzojnë opozitën se po tenton ta “gropos” shtetin juridik, duke shpresuar se nuk do të sillet ligji i ri për Prokurorinë publike.

LSDM

“Incizimet e publikuara pohojnë se kryeministri Zaev nuk ka kurrfarë përfshirje, është krejt e kundërta, pikërisht ai e ka denoncuar, bën thirrje që deri në fund të zbardhet rasti, lufton për drejtësi përmes ndërtimit të institucioneve të pavarura dhe funksionale, që me të vërtetë luftojnë me krimin dhe korrupsionin. Nuk do të kenë sukses përpjekjet e Hristian Mickoskit dhe VMRO DPMNE-së që t’i rrezikojnë rastet që zhvillohen kundër krimeve të regjimit dhe oligarkëve të tyre”.

Në ndërkohë, Gajser në video- kolumnën e sotme porosit se do ta vlerësojnë korrektësinë dhe aspektin juridik për publikimin e materialeve tjera audio, pasi ditët e kaluar vazhdimisht publikoheshin “bomba” për rastin “Reket”./Alsat