Sot festohet Kurban Bajrami

Date:

2019-08-11
 
 

Besimtarët myslimanë sot kremtojnë festën e Kurban Bajramit, njërën ndër festat më të rëndësishme të konfesionit Islam në botë. Besimtarët në mëngjesin e të enjtes namazin e Bajramit, me të cilin zyrtarisht nisin ditët e festës së sakrificës, përcjellë INA.

 

Namazi i Bajramit do të falet në ora 06:17 minuta, ndërsa manifestimi qendror në Shkup do të mbahet në Xhaminë Mustafa Pashës.
Krerët e bashkësive islame kanë përcjellë mesazhe përgëzimi, me shpresë që besimtarët të reflektojnë ndjenjën e humanitetit, solidaritetit e bamirësisë.

Kurban Bajramin kurorëzohet me vizitën në Mekë – haxhi, që është kushti i pestë i Islamit. Në këtë ditë myslimanët e botës, në bazë të kushteve ekonomike, therin kurban (dele, dash, cjap, gjedhe, deve) që simbolizon sakrificën e njeriut ndaj Allahut. Një e treta e mishit të kurbanit, duhet t’u shpërndahet njerëzve në nevojë.

Kjo ditës festohet që nga periudha e profetit Ibrahim, i cili për nder të Allahut ai kishte vendosur që ta ther kurban të birin e tij të vetëm, ismailin. Në momentin kur profeti Ibrahim nisi ta sakrifikojë të birin, një engjëll ia solli atij një dash. Dhe që nga ajo kohë myslimanët e botë therin kurban. (INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...