I dënuari me burgim të përjetshëm: Nuk e lejuan pakon për Kurban Bajram që ma përgatiti familja

Date:

2019-08-11

Liridona Vejseli

Burhanedin Nuhiu i dënuari me burgim të përjetshëm në një rast ku vendimi gjyqësor kundërshton provat në tërësi, sot ka shprehur shqetësimin e tij, ku familjarët nuk kanë lejuar t’i dorëzojnë paketën për Kurban Bajram.

Ai shkruan:

Hakmarjet dhe maltretimet ndaj shqiptarëve nuk kanë të sosur . Sot me plot sakrificë dhe mundim familja ime kanë pregaditë një paket me ushqime për të më treguar se nuk më kanë haruar. Por kësaj radhe nga disa te punësuar duke përfshij nga krye shefi dhe kryesori i ndrimit të ditës së sotme, duke shprehur mllefin e tyre ndaj shqiptarëve në bazë nacionale, duke urejtur shqiptarët nuk ia kanë lejuar fëmijëve të mi ta derzojnë paketin dhe ushqimin të cilin e kishin pregadit për drekën e bajramit. Me pretekst se gjoja janë me vonesë kanë maltretuar fëmijët e mi  të presin nga ora 1 pasdite deri ne ora tre para deres të burgut dhe në ora tre i kanë thënë se nuk munden ta pranojnë paketin. Kjo qart tregon se kryeshefi dhe komandiri kryesor janë hakmarë ndaj meje dhe familjes time drejt për së drejti. Sot ka patur edhe provokime të tjera ndaj disa të burgosurve nga të njëjtit persona kryeshefit dhe këtij komandirit të ndrimit te ditës të sotme te dates 10.08.2019. Kjo mbrenda një muaji është i provokim i dytë ndaj meje dhe familjes time, nga personave të njëjtë. Po ju bëj me dije këtyre dyve nëpërmjet këtij mesazhi se provokimin tjëter do ti denoncoj në çdo mënyrë.  Kështu është kur ne të burgosurit nuk kemi kush të na mbroje nga kta kriminel dhe nga këta nacistë të cilët urejtjen e kanë në gjak ndaj shqiptarve. 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...