18:16:08 2019-08-10
Mbrëmjen e së martës, një shqiptar me vendbanim në Zvicër, gjatë pushimeve verore në Kosovë, ka shtënë me 15 plumba mbi bashkëshorten e vet, duke e lënë të vdekur. Vrasësi ishte vozitës taksie në Baden, shkruajnë mediat zvicerane, informon Shtegu.com.
dashur të jetë një festë relaksuese: Sikurse edhe shumë kosovarë të tjerë që banojnë në Zvicër, Bajram V. udhëtoi me bashkëshorten e tij Armenda dhe djalin e tyre të përbashkët, për pushime verore në vendlindje.
Pas më shumë se një jave, mbrëmjen e së martës ishte shkaktuar një mosmarrëveshje midis Bajramit dhe bashkëshortes së vet. Situata përshkallëzohet. Në rrugë, Bajrami godet bashkëshorten e vet me 15 plumba nga një pistoletë 9 milimetra.
Siç raporton Televizioni lokal zviceran „TeleM1″, 61-vjeçari është një taksist nga Badeni, njofton Shtegu.com. Sipas një zëdhënësi të policisë, pas krimit të kryer, Bajrami i është dorëzuar policisë.
Vëllai i Bajram V. është i shokuar nga akti: “Asnjëherë nuk kam paramenduar se kjo mund të ndodhë. Ne nuk jemi një familje kriminele“.
Gruaja e vrarë është varrosur të premten.

