Palmer mesazh të qartë për Shkupin nëse nuk pastrohet rasti “Reket”

Date:

 
2019-08-05
 

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Metju Palmer ka theksuar se nëse nuk pastrohet rasti “Reket”, rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së do të vështirësohet, përcjellë Zëri i Amerikës.

 

“Bëhet fjalë për akuza serioze dhe për të gjitha këto akuza kërkohet përgjigje serioze. Ne mbështesim hetim të plotë, themeltar dhe transparent për të gjitha këto akuza, ndërsa nëse janë dëshmitë, atëherë edhe ndjekje adekuate penale”, theksoi zyrtari i lartë amerikan në intervistën për “Zërin e Amerikës”.

Sipas tij, ky është një rast për pushtetin në Maqedoninë e Veriut të tregojë përkushtim për zbatimin e sundimit të së drejtës. Ai tha se është optimist për fillimin e negociatave paraqasëse të Maqedonisë me BE-në gjatë vjeshtës, por zgjidhja e hetimeve të lidhura me kryeprokuroren speciale, Katica Janeva do të jetë kyçe për këtë çështje. Palmer gjithashtu përmendi edhe mospajtimet e partive lidhur me Ligjin për Prokurorinë Publike. (INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...