10:31:11 2019-07-31
Myslimanët po e pranojnë Zvicrën si atdheun e tyre të dytë: Këtë e dëshmon Xhamia Mahmud në Cyrih, e cila disa ditë para festës kombëtare të 1 Gushtit është zbukuruar.
Një flamur i madh zviceran dhe dekore me kryqin zviceran – Xhamia Mahmud në Forchstrasse në Cyrih, është e gatshme për ditën kombëtare të Zvicrës të 1 Gushtit. Kjo e ka bërë të lumtur lexuesin e gazetës „20 Minuten“, Johny Wuest: „Ky është një gjest i mirë dhe menjëherë më ra në sy, sepse përndryshe nuk mund të shihen shumë flamuj nëpër qytet“, informon Shtegu.com. Për ethet e festës së 1 Gushtit, xhamia tashmë është dekoruar më shumë se i gjithë qyteti i Cyrihut dhe ata tashmë kanë vendosur shumë zbukurime. „Kjo dëshmon se bashkësia myslimane i takon Zvicrës dhe është e integruar“.
Xhamia Mahmud është pjesë e komunitetit Ahmadiyya Muslim Jamaat Schweiz (AMJS). Sipas zëdhënësit Zahid Butt, ata duan të tregojnë se si myslimanë, ata janë përcaktuar qartë për Zvicrën: „Edhe ne po e festojmë 1 Gushtin si qytetarë zviceranë dhe jemi mirënjohës që mund të jemi këtu. Me këto dekorime, duam të dëshmojmë se dashuria për atdheun është gjithashtu pjesë e besimit tonë“. Ai tashmë ka pranuar disa reagime pozitive nga lagja.
Te Butti, dekorimet kanë ngjallur kujtimet e fëmijërisë: „Xhamia e Mahmud ishte e para në Zvicër dhe edhe më herët ishte dekoruar me flamujt e Zvicrës për festën e 1 Gushtit“. Megjithatë, viteve të fundit ky veprim ishte lënë në harresë.
Të enjten, komuniteti AMJS gjithashtu organizon një aperitiv. „Reagimet në vitin e fundit kanë qenë shumë pozitive, kështu që duam ta festojmë edhe këtë vit festën zvicerane. Të gjithë janë të mirëpritur“. Ppërpos byfesë, do të ketë edhe një ekspozitë islamike dhe një vështrim në brendinë e xhamisë. „Natyrisht se mund të parashtroni gjithashtu edhe pyetje për të mësuar më shumë rreth Islamit“.

