Gjykata vendos, Mijallkov mbetet pa pasaportë

Date:

Gjykata Penale ka vendosur që mos ti kthehet pasaporta Sasho Mijallkovit. Mijallkov i kërkoi Gjykatës ti kthehet pasaporta për arësye shëndetësore, respektivisht për mjekimin jashtë vendit, jozyrtarisht në Çeki.

Sasho Mijalkov është i dënuar me tre vjet e dy muaj në rastin “Titanik 2”, për parregullsi zgjedhore, ndërsa pasaporta ishte konfiskuar me kërkesën e prokurores speciale Fazime Fetai, si masë për sigurimin e prezencës, derisa zgjatë procedura ankimuese.

Kundër këtij vendimi, ish-shefi i DSK-së ka të drejtë të ankohet në Gjykatën e Apelit brenda tre ditëve. Më parë, PSP dha mendim negativ për trajtimin e Mijallkovit jashtë vendit./Alsat

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...