Doktorët në Indi një vajze ia heqin nga stomaku 1.6 kg bizhuteri e monedha (Foto)

Date:

Doktorët kanë ngelur pa fjalë kur kanë hequr nga stomaku i një 26 vjeçare plot 1.6 kg bizhuteri.

Runi Khatun ishte paraqitur në spital në West Bengal, Indi pasi filloi të kishte të vjella pas çdo vakti ushqimor, shkruan The Sun, transmeton ksp.

Gjatë operacionit doktorët i hoqën nga stomaku 69 varëse, 80 vathë, 46 monedha hekuri, 11 pirsing, 4 çelësa, një orë dhe 5 byzylykë.

Nëna e të resë tha se kishte vënë re që në shtëpinë e saj po zhdukeshin bizhuteritë por nuk ia kishte marrë mendja që vajza e tyre i gëlltiste.

Jo vetëm kaq, vajza merrte bizhuteri dhe nga dyqani i vëllait.

Shumica prej tyre ishin prej bakri e bronzi, disa prej ari.

Runi vuan nga një çrregullim i rrallë që quhet Acuphagia, që i shtyn ata që kanë këtë sëmundje të hanë objekte metali dhe sende të tjera të patretshme.

Vlera e bizhuterive në stomak shkonte deri në 53 mijë paund.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...