SHBA bën hapin e parë për Maqedoninë e Veriut në NATO, Senati vepron

Date:

2019-07-26
 

SHBA-të kanë bërë hapin e parë për afrimin sa më të shpejt të Maqedonisë së Veriut në gjirin e Aleancës.

Komiteti për Punë të Jashtme në Senatin Amerikan e ratifikoi Protokollin për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

 

Pas kësaj, hapi i radhës deri te ratifikimi i plotë është Protokolli të votohet në Senat.

Lajmin për Ratifikimin e Protokollit e komunikuan ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov dhe ndihmëssekretari shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Filip Riker, i cili po qëndron për vizitë në Shkup.

Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO deri më tani e kanë ratifikuar 21 vende anëtare të Aleancës, ndërsa pritet miratimi edhe nga 8 shtete tjera që vendi të bëhet anëtarja e 30- të e NATO-s. (INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...