Haradinaj pas kthimit nga Haga: Kufijtë e Kosovës nuk guxon t’i prekë askush

Date:

2019-07-26
 

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, mbrëmë pak para mesnatës është kthyer nga Haga.

 

Në një deklaratë për mediat ai ka thënë se me të kryer edhe detyrën e raportimit para prokurorëve të Hagës, do t’i kthehet obligimeve në Kosovë.

“Vendimi im për dorëheqje dhe veprimet e mia të fundit janë porosi se çfarëdo abuzimi ndaj Kosovës, që vjen, nuk do të na lëkundë nga e drejta jonë sovrane. Kufijtë e Kosovës nuk guxon t’i prekë askush. Kosovës nuk mund t’i imponohet Dodik Republika. Tregu për njohje po, e taksa deri në njohje. Dialog pa kushte, po menjëherë”, ka theksuar Haradinaj.

Ai ka komentuar edhe zërat se pas dorëheqjes së tij nuk mund ta ushtroj postin e kryeministrit.

“Dëgjoj zëra se kryerja e detyrave qeverisëse pas dorëheqjes, është jo kushtetuese. Si Qeveri në dorëheqje, ashtu siç e kam cekur edhe në vendimin tim për dorëheqje, do t’i kryejë detyrat, se nuk guxoj të lë vakuum qeverisës, sepse Kosova nuk mund t’i bartë pasojat e vakuumit qeverisës” është shprehur Haradinaj, derisa ka thënë se çdo kush që mendon që posti nuk duhet mbajtur duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese./Ina/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...