Policia maqedonase në Qafë Thanë zhvat udhëtarët nga Shqipëria (Video)

Date:

Policia kufitare e Maqedonisë së Veriut në Qafë-Thanë iu merr para udhëtarëve nga Shqipëria. Një fenomen i tillë vazhdon prej kohësh, dhe sipas burimeve tona, rastet ndodhin kryesisht me qytetarë të Shqipërisë që udhëtojnë dhe punojnë në mënyrë sezonale në Maqedoni. Rasti është denoncuar në polici, dhe në rrjetet sociale janë shpërndarë pamje filmike të mbledhjes së parave, nga 10 euro për punëtor sezonal.

Kontrolli i brendshëm i policisë ka nisur një hetim për tre punonjës policor në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës. Nga Ministria e Punëve të Brendshme theksojnë se fenomeni ka qenë duke u ndjekur në vazhdimësi, dhe në dyshim janë tre punonjës me inicialet A.V, A.Z dhe SH.M ndaj të cilëve është ngritur tashmë procedurë./Alsat

Skandali në doganën maqedonase

Skandali/ Shqiptarët detyrohen të japin nga 10 euro për të kaluar në doganën e Maqedonisë edhe pse nuk kanë asnjë problem me dokumentat.

Публикувахте от JOQ Albania в Сряда, 24 юли 2019 г.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...