Në vitin 2018 ka pasur dy herë më shumë krime të nxituara nga urrejtja se në vitin 2017, pjesa më e madhe e të cilave në baza etnike. Një nga arsyet që ka ndikuar në shtimin e këtyre incidenteve është jo efikasiteti i Prokurorisë Publike. Për shumë raste të cilat Ministria e Brendshme apo Komiteti i Helsinkit i kanë paraqitur, nuk ka epilog, thuhet në Raportin Vjetor të Komitetit të Helsinkit. Nga 123 incidente të nxitura nga urrejtja, padi është ngritur vetëm për 24 prej tyre.
Vërejtja ime kryesore gjithmonë është në drejtim të Prokurorisë Publike. Mbi të gjitha sepse Komitet i Helsinkit është parashtrues i shumë Padive Penale që kanë të bëjnë më gjuhën e urrejtjes, megjithatë deri më sot për asnjë nga ato padi nuk ka asnjë rezultat. Gjithçka përfundon në Prokurori dhe aty ndalon. 18 39 Prokuroria nuk i proceson më tej”, tha Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkit.
Se Prokuroria nuk proceson shumë raste dhe nuk bashkëpunon me institucionin që ai drejton e ka potencuar disa herë edhe ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski. Madje ai në prill të këtij viti kishte deklaruar se prokuroria nuk reagon në bazë të kompetencave që ka, as për rastet kur sulmohen pjesëtarë të policisë.
Alsat iu drejtua Prokurorisë Publike për të marrë qëndrimin e këtij institucione rreth këtyre kritikave, por ende pa përgjigje. Nga Komiteti i Helsinkit porosisin që institucionet dhe shteti të angazhohen maksimalisht për dënimin e këtyre krimeve si një nga mënyrat për parandalimin e të njëjtave. Ndërsa personave që tashmë kanë qenë pre e rasteve të tilla tu jepet mbrojtje e nevojshme, por edhe të mundësohen trajnime që do t’i ndihmonin të inkuadrohen përsëri në shoqëri. Në raportin e Komiteti të Helsinkit thuhet se Shkupi është qyteti më i pasigurt në vend, ku veçohen zona e Qendrës, Gazi Baba dhe Çairi. /Alsat

