12:45:00 2019-07-17
Shqipëria është bërë një destinacion turistik në trend. Ende nuk është pushtuar ende nga turizmi masiv, ky vend i vogël ballkanik që gjendet në mes të Malit të Zi, Greqisë dhe Italisë ka shumë për të ofruar. Peisazhe të ruajtura, plazhe sublime me ujëra të pasur, histori të pasur dhe trashëgimi.
Televizioni francez „France 2“ kohëve të fundit i ka kushtuar një reportazh turizmit në Shqipëri. Në këtë reportazh thuhet se Shqipëria po bëhet gjithnjë e më joshëse për turistët e huaj, pasi është një vend ende i pazbuluar nga turistët, me peisazhe të mrekullueshëm, male grandioze, plazhe të bukura për ata që preferojnë notin dhe me qasje edhe në Detin Jon.
Më pas, thuet se Shqipëria për disa dekada ka qenë e mbyllur për të huajt, nga regjimi paranoik i Enver Hoxhës, i cili kishte ndërtuar bunkere gjithandej për t`u mbrojtur nga sulmet eventuale të botës perëndimore. Përveç turistëve polakë dhe gjermanë, edhe turistët francezë janë gjithnjë e më të shumtë në Shqipëri.
Ambasadori i Shqipërisë në Francë, shkëlqesia e tij, Dritan Tola ka konfirmuar se numri i tursitëve francezë është në rritje e sipër duke përmendur shifra prej rreth 50 mijë turistëve francezë.
Berenger Thibaut, një francez që po përkkujdeset për përforicmin e marrdhëneieve turistike franko-shqiptare me agjencinë e tij të themeluar në vitin 2012, po përpiqet t`i shfrytëzojë potencialet turistike shqiptare, duke kërkuar hotele të rinj për klientët e tij të ardhshëm, akomodimin e tyre në vend dhe këshilla të tjera. Sipas tij, historia e mbylles së vendit për dekada të tëra, është një arsye për të tërhequr turistët.
„Shqipëria është një vend ende misterioz, ndërsa turistët që vinë këtu, kanë përshtypjen se janë `Indiana Jones` të udhëtimit, që do të thotë: Ja, unë isha i pari që vizitova Shqipërinë, para se ajo të zhvillohet. Ndoshta në të ardhmen do të bëhet sikur Kroacia apo Mali Zi“, ka pohuar për „France 2“, Berenger Thibaut.

