Zvicra dënon në mungesë përkrahësin e Shtetit Islamik

Date:

23:19:40              2019-07-15

 

Një shtetas 49 vjeçar kosovar, i cili shpërndau foto dhe video me dhunë ekstreme, nuk është paraqitur të hënën para Gjykatës Federale për Krime. Vendndodhja e tij është e panjohur, por ai u dënua me burgim të pakushtëzuar.

Për të akuzuarin, burgimi i pakushtëzuar është absolutisht i domosdoshëm për ta parandaluar atë që të kryejë vepra të mëtejshme. I këtij mendimi është prokurori federal zviceran në akuzat e tij kundër një kosovari 49-vjeçar, që e paraqiti në fund të muajit mars. I akuzuari ka zbuluar në mënyrë të përsëritur bindjen e tij kriminale në një mënyrë mbresëlënëse dhe kishte bërë të qartë se ai ishte duke vepruar me bindje të madhe, ka shkruar atëbotë prokurori federal, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.
Por tani, vendndodhja e mbështetësit radikal të Shtetit Islamik nga Kantoni Baselland, është e panjohur. Sipas mbrojtësit të tij, ai është dëbuar nga autoritetet zvicerane. Se ku aktualisht ai banon, avokati i tij nuk e di.

Procesi gjyqësor u mbajt për shkak se i akuzuari kishte apeluar kundër urdhërdënimit. Sipas këtij dënimi, kosovari kishte publikuar nëpër kanale të ndryshme të mediave sociale dhe në dy ueb faqe mbi njëqind kontributeve propagandistike të Shtetit Islamik. Mirëpo, shërbimi Informativ federal zviceran i kishte rënë në gjurmë, në fund të vitit 2014 duke paraqitur një denoncim te Policia Federale për Krime. Më shumë se një vit më vonë, në fund të shkurtit 2016, në shtëpinë e të akuzuarit është kryernjë bastisje – me rezultate alarmante.

Nëpër të dhënat e tij mediatike, u gjendën fotografitë dhe video me dhunë ekstreme. Përmbajtja: Kryesisht format e ndryshme të ekzekutimeve mizore, duke përfshirë ato në të cilët fëmijët veprojnë si zbatues.

Njësoj alarmante, megjithatë, janë edhe deklaratat e bëra nga i akuzuari gjatë marrjes në pyetje. I pyetur në lidhje me sulmin terrorist të vitit 2015 në revistën satirike „Charlie Hebdo“ në Paris, ai tha se kjo ishte një kënaqësi për të që të dëgjojë për këtë sulm. Sipas aktakuzës, ai kishte shtuar se nëse dikush thotë diçka të keqe kundër Profetit, ai meriton të vdesë. Në një tjetër marrje në pyetje, ai tha se kushdo që flet keq për Allahun ose të Dërguarin e Tij duhet të vritet.

Në mungesë të të pandehurit, Gjykatës Penale Federale e ka dënuar mbështetësin radikal të hënën, me një dënim të pakushtëzuar me burg prej shtatë muajsh – për mbështetjen e një organizate kriminale, për shkak të veprës penale të Ligjit kundër SHI, si dhe për posedim të dhunës. Kështu, dënimi kundër urdhërdënimit pak ishte ngritur – në te, prokurori i përgjithshëm kishte paraparë një dënim me burg të pakushtëzuar prej gjashtë muajsh.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...