Mbetet i pathyeshëm rekordi i kosovarit 252 kilometra në orë
08:42:07 2019-07-16
Një zviceran 28-vjeçar nuk mundi t`i realizonte pushimet e tij verore siç kishte planifikuar: Në Kroaci, ai u kap duke ngarë veturën me 228 kilometra në orë.
Gjatë rrugës së tij nga Kroacia për në Serbi, të premten e kaluar zvicerani 28-vjeçar ishte veçanërisht i nxituar.
Rreth mesditës, poiliciakroate e ndaloi në afërsi të lokacionit Biçko Sello në autostradën e mirënjohur A3, e cila lidh kryeqytetin kroat Zagreb me Beogradin në Serbi.
Zvicerani po bënte një garë me një gjerman 49 vjeçar, thuhet në një komunikatë të policisë kroate, informon Shtegu.com. Që të dy u dënuan në vend me një gjobë dhe një ndalim 30-ditor të ngarjes.
Se sa është gjoba që e kanë paguar në vend, nuk është dhënë ndonjë informatë. Gjobat për shkelje të këtilla të ligjit në trafik sillenm rreth 2,250 franga (15,000 kuna kroate).
228 kilometra në orë tingëllon pak si shumë – por shpejtësia e mëparshme në autostradën kroate A3 nuk është thyer. Këtë rekord të paligjshëm thuhet se e mban një kosovar (44) me autotarga gjermane të vendosur më 11 korrik 2010: Ai po ngiste veturën me 252 km/orë në të njëjtën autostradë, siç shkruan „Indeks“.