Shqiptari në Gjermani jep me qira edhe banesa të tilla, 400 euro për një shtrat

Date:

10:21:28             2019-07-10

 

Shqiptari në Gjermani jep me qira edhe banesa të tilla, 400 euro për një shtrat
Njëra ndër temat më të mundimshme të Mynihut në Gjermani, është se si të sigurohet një strehë mbi kokë: Shumë njerëz po kërkojnë dëshpërimisht një banesë të re.

Hapësira e jetesës është e pakët – qiratë janë të larta. Në vitin 2018, një metër katror për qiramarrësit ekzistues në kryeqytetin bavarez, mesatarisht ishte 10.45 euro. Në gjithë territorin e Gjermanisë, megjithatë ishte „vetëm“ 6,92 euro.

Një rast veçanërisht i shtrenjtë është ai i një shtetasi nga Kosova F.Y. Kosovari është në kërkim të qiramarrësve përmes internetit, për dhoma të përbashkëta në Pasing, shkruan „Bild“, përcjell Shtegu.com. Në një gjermanishte të çalët, ai shkruan: „Shpenzimet 400 euro për person në muaj, me regjistrim të ngrohtë. Në një dhomë janë 1 deri në 3 persona, kuzhina e përbashkët, banjo, makinë larëse plotësisht e rinovuar“.

Ofrohen gjithsej 18 dhoma! Kjo ia shton të ardhurat nga qiraja prej minimum 7200 euro në muaj! Nuk është edhe një biznes i dobët.

400 euro për një hapësirë prej rreth 13 metrash katrorë pa kurrfarë privatësie? Tilmann Schaich, iniciator i platformës qiramarrëse „#ausspekuliert“ është i tmerruar. Ai për „Bild“ pohon: „Nuk kam fjalë! Këtu qartë shfrytëzohet nevoja e kërkuesve të banesave për t`u pasuruar personalisht“, përcjell Shtegu. Ai ankohet:“ Një person i tillë nuk është një nga ofruesit seriozë“.

Bild ka tentuar të kontaktojë me pronarin me pyetjen: Përse kërkoni 400 euro me qira për një shtrat ose një dhomë të vogël në Pasing?

Njëfarë zotëri M., i cili punon për F. Y. thotë në telefon: „Këto janë çmime normale. Mynihu është shumë i shtrenjtë“. Dhe:“ Kjo është një bujtinë për punëtorë, zakonisht e huazojnë kompanitë“. Në pyetjet e mëtejshme të Bild, ai është agresiv dhe këtu përfundon biseda. „Nuk jap informata të tjera“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...