Florijana do të varroset në Zvicër

Date:

Familja e Florijana Ismailit ka njoftuar se futbollistja do të varroset në Zvicër – bën të ditur 20min.ch. 24-vjeçarja e humbi jetën tragjikisht në Liqenin Como në Itali, ku kishte shkuar për të lundruar dhe për të notuar me një kolege të sajën.

Trupi i pajetë i saj u gjet në ditën e katërt të kërkimeve, në thellësi të madhe të liqenit me ndihmën e një roboti special për kërkime nënujore.

Kolegia e saj ka treguar se futbollistja e Young Boys ishte hedhur në ujë për t’u freskuar pas rrezitjes dhe nuk kishte dalë më në sipërfaqe.

Rezultatet e autopsisë treguan se shkaku i vdekjes së lojtares ishte pasojë e një episodi akut të asfiksisë.

Florijana ka origjinë nga Presheva, mirëpo familja e saj ka vendosur që trupi i saj të varroset në vendin e lindjes, në Zvicër.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...