Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 30 qershorit nëpërmjet një postimi në Facebook.
Kreu i shtetit shqiptar kërkon në mënyrë ironikë që ‘t’i gjendet një shpjegim shkencor shumimit të votave mbi numrin e pjesëmarrësve të votimeve të 30 qershorit’.
Gjithashtu Presidenti, nuk ka përtuar që të postojë edhe përgjigjen e një prej komentuesve, i cili thotë se “votat kanë bërë seks me njëra-tjetrën” e për pasojë janë shtuar.
“Të dashur miq! Duke ju uruar një të diele sa më relaksuese e çlodhëse ju ftoj të gjithëve të gjeni një shpjegim shkencor të shumimit të votave mbi numrin e pjesëmarrësve të votimeve të 30 qershorit”, shkruan Meta.


