Japonezët rikrijojnë Da Vinçin si robot

Date:

Në bashkëpunim me kompaninë “Fujikin”, ekspertët e Universitetit japonez të Osakas kanë krijuar një robot të artistit dhe shkencëtarit italian Leonardo da Vinçi, i cili do të arsimojë gjeneratat e ardhshme të shkencëtarëve.

Roboti i Da Vinçit u është paraqit pjesëmarrësve të samitit që mblodhi sot liderët e 20 vendeve më të zhvilluara në Osaka.

Drejtori i marketingut i kompanisë “Fujikin”, Kouichi Nakamura, tha se “roboti ishte bërë në nder të Da Vinçit, ndaj të cilit bota është në borxh për veprat e tij”.

Ai deklaroi se “roboti Da Vinçi është bërë edhe me qëllim që në mënyrë unike nxënësve t’u prezantohet puna e tyre dhe që të merren me shkencën dhe artin”.

“Kështu do të mundësojmë që nxënësit dhe shkencëtarët e ardhshëm të mësojnë përmes argëtimit”, shtoi Nakamura.

Ai u shpreh gjithashtu se “roboti Da Vinçi flet japonisht, anglisht dhe italisht”.

Duke u lidhur me rrjetin e Google, roboti do të jetë në gjendje t’u përgjigjet pyetjeve.

Nakamura paralajmëroi se “edhe Albert Einstein së shpejti do të ketë robotin e tij”./Atsh/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...