Blerim Reka: Rivrasja e Almirit, rivrasje e “shoqërisë për të gjithë”

Date:

 
 

Profesori universitar dhe ish-kandidati për president, Blerim Reka ka reaguar ashpër lidhur me vendimin skandaloz për Boban Iliç, i cili është personi që shtypi për vdekje me veturë 4 vjeçarin nga Kumanova, Almir Aliu.
“Rivrasja e Almirit, rivrasje e “shoqërisë për të gjithë” – para 1 vit e gjysmë, kërkoja që gjykata të dënojë fajtorin e liruar, për të rivendosur barazinë ligjore. Fatëkeqësisht, kjo nuk ndodhi as sot: drejtësia selektive vazhdon. #jaccuse”, ka shkruar profesori Reka.
I akuzuari Boban Iliq i cili shtypi për vdekje vogëlushin Almir Ali, dënohet me vetëm 6 vjet burg për veprën penale “Vepër e rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”.
Edhe avokati i familjes së Almir Aliu, Asmir Alispahiq tha se ky do të jetë shembull për drejtësi selektive me të cilën do të mësojnë studentët e ardhshëm të drejtësisë të cilët do të duhet të mësojnë se si nuk duhet të sillet drejtësia, në këtë mënyrë selektive, sidomos kur bëhet fjalë për shqiptarë. (INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...