PËRBINDËSHI I SHPIRTIT TONË

Date:

21.06.2019

 
Fotografia e Shkelzen Halimi

Shkelzen Halimi

Besimtarët e devotshëm janë njerëz që rrezatojnë mirësi, paqe dhe drejtësi, janë të përmbajtur nga gjërat e ndaluara, duke qëndruar brenda kufijve që ia përcakton ligji i Zotit. Sot, fatkeqësisht, ata janë të paktë, ndaj dhe nevoja për individë të tillë të dobishëm për shoqërinë në rrethanat aktuale bëhet më shumë se domosdoshmëri. Demokracia e brishtë, të cilët shqiptarët e kuptuan si një miks të vetëqeverisjes dhe anarkisë, bëri që të shtohet numri i abuzuesve me të gjitha vlerat që e dallojnë një komb: me kulturën, historinë, gjuhën, por edhe me fenë. Përditshmëria, ngado që sillemi, na dëshmon se midis nesh është një armatë e madhe që janë të devotshëm ndaj Zotit, por njëkohësisht janë shumë të devotshëm edhe ndaj liderëve partiakë, gradacioni i të cilëve në adhurimin e tyre thjeshtë i kalon përmasat e normales. Dhe krejt kjo për të arritur një synim të caktuar material. Zoti është i përjetshëm dhe i plotfuqishëm, kurse liderët të përkohshëm: shkojnë, vijnë dhe harrohen. Shtrohet pyetja: cilin lloj të përbindëshit e ushqejmë brenda nesh që abuzon kaq shumë në emër të shpirtit tonë?

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...