15:37:48 2019-05-18
Një shtetas verimaqedonas e ka kundërshtuar tërheqjen e lejeqëndrimit të tij në Zvicër. Për shkak se ai ishte zhvendosur për të banuar, nga Bazeli në Komunën franceze St Louis, lejeqëndrimi iu revokua. Një veprim i ganuar, është e mendimit Gjykata Federale pas një vendimi të publikuar të premten.
Çfarë roli luan qendra e banimit kur bëhet fjalë për çështjet e të huajve? Me këtë pyetje është preokupuar të premten Gjykata Federale zvicerane, më saktësisht, departamenti i dytë i ligji publik, i cili u takua për një konsultim publik për shkak të mospajtimit lidhur me këtë çështje.
Në mënyrë të veçantë, ai trajtoi rastin e një shtetasi verimaqedonas që në Zvicër erdhi në vitin 1991, në kuadër të një bashkimi familjar, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Që nga qershori i vitit 2001, ai ka një lejeqëndrim të përhershëm në këtë vend. Në shkurt të vitit 1999, ai ishte martuar me një vajzë zvicerane, së bashku me të kishte tre fëmijë. Në tetor të vitit 2012, bashkëshortja dhe fëmijët e tij u shpërngulën nga Bazeli në Komunën fqinje franceze St-Louis, një shtëpi që ka qenë në pronësi të familjes që nga mesi i vitit 2015. Pothuajse një vit më vonë, zyra e migracionit Basel-Stadt njoftoi se lejeqëndrimi i shtetasi verimaqedonas është zhvlerësuar, gjegjësisht se ajo është revokuar. Ajo po e dëbonte nga Zvicra dhe ia caktoi një datë për largim nga vendi.
Verimaqedonasi e ka kundërshtuar këtë vendim duke parashtruar ankesë në departamentin e Drejtësisë dhe Sigurisë të Kantonit Basel-Stadt, i cili e refuzoi ankesën e tij. Në përgjithësi, departamenti kishte ardhur në përfundim se ankuesi kishte lëvizur qendrën e banimit të tij nga Bazeli, për në Komunën fqinje franceze St-Louis dhe fakti që ai ishte i punësuar në Bazel, nuk do të ndryshonte asgjë.
Gjatë seancës përgatitore, verimaqedonasi kishte deklaruar se me familjen e tij po qëndronte në St-Louis gjatë fundjavëve. Ai ishte duke punuar në Bazel, ku posedonte një papafingo, të cilin e përdorte gjatë javës dhe për të kaluar natën. Në shtator të vitit 2015, u krye një inspektim i banesës dhe u konstatua se papafingoja nuk kishte as hapësirë për larje e as mundësi gatimi. Për më tepër, aty u gjetën ushqime me afat të skaduar dhe mobilje me pluhur, nga të cilat gjykata më e ulët konkludoi se ankuesi nuk vinte shpesh në papafingo.
Në fund, gjykata më e ulët është mbështetur në nenin 61, paragrafi 2 i Ligjit të emigracionit dhe integrimit, i cili thotë se në qoftë se një i huaj e lë Zvicrën pa u çlajmëruar, leja e përhershme e qëndrimit skadon pas gjashtë muajsh, njofton Shtegu.com. Si rezultat i kësaj, verimaqedonasi u ankua edhe në Gjykatën Federale zvicerane.
Me 3 kundër 2 votave, të premten në konsultimet publike, Gjykata Federale vlerësoi se ankesa ishte e mirë. Gjykatësit në Lozanë nuk dyshuan se verimaqedonasi e kishte zhvendosur qendrën e tij të banimit nga Bazeli, në St-Louis, përcjell Shtegu.com. Sidoqoftë, pikërisht qendra e banimit nuk ka luajtur asnjë rol në vlerësimin e çështjeve që lidhen me Ligjin për emigracionin. Sepse ligji bashkon anulimin e një lejeqëndrimi me kriteret formale. Në rastin konkret, të dyja janë thelbësore: Nga njëra anë, një lejeqëndrim skadon nëse mbajtësi i autorizimit vendos të shkojë jashtë vendit. Nëse ai nuk e bën këtë, automatikisht do të zhvlerësohet pas gjashtë muajsh. Përveç kësaj, rregullorja përkatëse thekson se kjo periudhë gjashtëmujore nuk do të ndërpritet nga vizitat e përkohshme, turizmi apo biznesi në Zvicër.
Dispozita e fundit, sipas referentit, duhet të kuptohet më tepër në kuptimin e mbrojtjes kundër abuzimit. Për shembull, do të parandalonte mbajtësin e një lejeqëndrimi që ka jetuar jashtë vendit, që të kthehet në Zvicër pak para përfundimit të periudhës gjashtëmujore, në mënyrë që të mos humbas të drejtën e tij për lejeqëndrim. Por në këtë rast, nuk ka të bëjë me parandalimin e abuzimit. Verimaqedonasi nuk ishte çlajmëruar dhe gjatë javës ka punuar në Bazel. Sjellja e ankuesit nuk ishte e njëjtë me largimin nga Zvicra.
Në fund, edhe dy gjykatësit që kanë qenë kundër këtij vendimi janë munduar ta argumentojnë anulimin e lejeqëndrimit të përhershëmtë verimaqedonasit, por pa sukses.

