Përderisa Aida e vogël nga Kosova po jepte frymën e fundit, kurreshtarët bënin foto dhe video
21:01:54 2019-05-18
Policia gjermane dhe zjarrfikësit po ankohen sërish për kurreshtarët e aksidenteve nëpër rrugë. Mesazhet e tyre shpesh tingëllojnë të pafuqishme – derisa të dëgjohet historia e zonjës Kinolli dhe vajzës së saj Aida.
Shukrije Kinolli (me bashkëshortin) po kalonte një urë në Hagen të Gjermanisë, kur një veturë e goditi karrocën me fëmijën e saj brenda. Në vendngjarje menjëherë u tubuan shumë kurreshtarë të cilët bënin foto, regjistronin video.
Ata e pagëzuan Aida. Është në gjuhën shqipe dhe do të thotë drita e hënës, shkruan „Stern“, përcjell Shtegu.com. Vajza e saj e vogël, fëmija i saj i parë. Duhej të ndriçonte si një hënë, këtu poshtë midis njerëzve.
Aida vdiq vitin e kaluar, në një ditë vere. Ajo po qeshej dhe po përtypte një kafshatë simiti në karrocën e saj, kur e goditi vetura. „E kisha në barkun tim për nëntë muaj, pastaj një vit me mua dhe papritmas, nga një sekondë në tjetrën, ajo zhduket, nuk e kuptoj“.
Por, nëna e Aidës nuk dëshiron të flasë për këtë temë. Ajo ulet në dhomën e saj të ditës, ndërsa para shpinës së saj janë vendosur fotot e Aidës që qeshet rregullisht. „Kam një dëshirë“, thotë Shukrije Kinolli. „Dua që njerëzit të hyjnë brenda vetvetes dhe të pyesin veten: çfarë po bëjmë aktualisht?“.
Sytë janë ndoshta ndjenja më e fuqishme e njeriut. Ne po shikojmë, sepse nuk mund ta ndihmojmë. Që nga fëmijëria. Ne jemi duke kërkuar për stimuj, ngjyra, forma, lëvizje. Vetëm në mënyrë të pandërgjegjshme. Pastaj truri ynë i merr përsipër. Prej atëherë e tutje ne duam të kuptojmë atë që shohim. Dëshirojmë të dimë se si duket diçka.
Por, sytë mund të jenë gjithashtu mizorë. Nganjëherë ata dërgojnë diçka në trurin tonë që ne kurrë nuk do të kishim dashur ta shihnim. Pra, kështu është me Shukrije Kinollin. Në mendjen e saj, ajo ka skena të vajzës së saj që vetëm do të donte t`i harrojë.
Dhe sytë mund të jenë mizorë nëse ata shikojnë te ti. Sytë e të tjerëve, Shukrija dëshiron të flasë për këtë temë. Për optikën e telefonave celularë, që ishin drejtuar nga vajza e saj që po jepte frymën e fundit. „Nuk mund t’i heq këta njerëz nga koka ime“, thotë ajo. „Kjo nuk duhet të ndodhë me askënd tjetër, kështu që unë do t’ju them gjithçka tani, edhe nëse më lëndon shumë“.
Shukrije Kinolli po ecte me vajzën e saj Aida në karrocë, përmes qendrës së qytetit Hagen pasditen e 13 korrikut 2017. Nipi i saj, atëbotë katërvjeçar, vrapoi pranë të dyjave. Ata po ktheheshin nga mjeku për shkak të vaksinimit që Aida kishte për ta bërë. Nga ordinanca e deri te banesa janë vetëm disa qindra metra. Rruga po i çonte mbi një urë. Rosat po notonin poshtë në lumë, nipi oi i shikonte me adhurim, ndërsa në duar mbante një akullore.
„Shukrije, pse nuk po e mabn në krahë Aidën?“, pyeti ai. „Kështu ajo mund t`i shohë rosat“. Por, nëna e la vajzën në karrocë, pasi i kishte blerë një simit të cilin po e përtypte.
Vetura u largua nga rrethrrotullimi përpara urës dhe në vend që të qarkullojë drejt urës, vozitësi e ktheu timonin nga e djathta, në drejtim të trotuarit, përcjell Shtegu.com. Përse? A donte të shmangte një veturë tjetër? A e ngatërroi pedalin e frenimit me përshpejtuesin, siç u tha më vonë ekipit të emergjencës? A ishte për shkak të sëmundjes së tij, sklerozës së shumëfishtë? Të gjitha këto janë pyetje që i përkasin një seance gjyqësore. Procedura duhet të fillojë së shpejti.
Në orën 16.48 vetura Volvo e kaloi barrierën e lartë të trotuarit dhe goditi familjen Kinolli, fëmijën dhe një zonjë të moshuar. Karroca me Aidën u zhdukën nën veturë. Përderisa Volvo arriti të ndalojë në kangjellën e urës, dukeshin vetëm dorezat. Nëna, nipi, gruaja e moshuar, ata të gjithë i përplasi vetura anësh. Nipi përjetoi lëndim të rëndë, duke iu thyer legeni. Por jo koka si Aidës.
Në momentin që po shuhej jeta e njomë e Aidës, vetëdija e nënës së saj ndërroi mënyrën e mbijetesës. Përkundër lëndimeve të saj, ajo u ngrit. Shukrije Kinolli goditi mbi veturë dhe bërtiti: „Kthehu prapa!“ Në dhomën e saj, duke treguar rastin, ajo godet tryezën e kafes me pëllëmbën e dorës së saj. „Kthehu tani!“.
Ai u kthye prapa dhe e vërejti vajzën e saj. Aida nuk lëshoi asnjë zë. Vetëm merrte frymë dobët. Nëna e saj e mori në krag duke e shkundur: „Aida! Aida!“.
Në momente të tilla, njerëzit nuk mund të filtrojnë asgjë, përshtypjet shqisore ndjekin të papërpunuara në zonat më të thella të trurit. Ajo që personi i prekur e percepton zakonisht e shoqëron atë për një jetë.
Shukrije Kinolli po e shihte se si po vdiste vajza e saj. Ajo pa një grua që vrapoi drejt saj. „Ju lutem, mos e shkundi më“.
„I jam mirënjohëse kësaj gruaje“, thotë ajo në dhomën e ditës. „Nuk e dija si ta ndihmoja vajzën time“.
Por në ato sekonda, ajo pa njerëz që po formonin një rreth, të gjithë e ndiqnin atë dhe fëmijën e saj, që rrinte në tokë përpara saj, ndërsa rrethi ishte pothuajse i mbyllur, sikur të ishin të rrethuar. „Unë e di se këta njerëz e bënë këtë sepse ishin të tronditur“, thotë ajo. „Por ky ishte vetëm fillimi“.
Ajo filloi të vinte vërdallë rrethit. „Isha gati të rrëzohesha, thjesht duke bërtitur: Fëmija im po vdes, fëmija im po vdes!“.
Një minutë pas aksidentit, u bë një telefonatë emergjente, e realizuar nga njëri nga kalimtarët. Një patrullë policore erdhi menjëherë, përcjell Shtegu.com. Në të njëjtën kohë, u alarmua edhe departamenti i zjarrfikësve. Gjashtë minuta pas aksidentit, ekipi i ndihmës së shpejtë u përkul mbi Aidën. Policia mori shiritin e paralajmërimit dhe e mbylli urën nga të dyja anët. Ata e shtynë prapa rrethin e shikuesve.
Shukrije Kinolli dhe vajza e saj formuan dy hapësira. Hapësira e brendshme ishte ura, ku zjarrfikësit, policët dhe mjekët vraponin përreth. Në zonën e jashtme prapa shiritit, u tubuan spektatorët. Çdo minutë po bëheshin më shumë, njerëzit lëviznin nga zona e këmbësorëve në afërsi të urës për të parë se çfarë po ndodhte. E njëjta gjë ndodhi edhe në anën tjetër të urës, ku ka një shesh të madh lojrash. Në fund, u grumbulluan disa qindra njerëz, e kishin vlerësuar numrin zjarrfikësit. Disa ishin duke mbajtur telefonat celularë, të mërzitur se nuk kishin një pamje të mirë të skenës së aksidentit, sepse zjarrfikësit po e mbanin batanijen lart. Disa njerëz vrapuan përgjatë lumit për të kapur një pamje më të qartë.
Zjarrfikësi Nicolas Reichel u angazhua në hapësirën e brendshme. Misioni i tij ishte të kujdeset për Shukrije Kinollin, ndërsa ekipi tjetër i shpëtimit po e shtypte me gishta gjoksin e Aidës, duke u përpjekur për t’a mbajtur të gjallë, edhe pse nuk kishin shpresë.
„Ndërkohë, unë gjithnjë po e ndiqja nënë, e cila po vraponte përreth, plotësisht e çorientuar“, thotë Reichel. Ai është kthyer sërish në urë. Është ende i ri, nga mesi i të 30-ave, vetëm disa vite si zjarrfikës. Para kësaj, ai ishte me Bundeswehr. Në të vërtetë, ate e irritojnë situata të vështira për t’u kontrolluar dhe përpiet të sjellë rend në konfuzion. Por orët në urë e kanë shqetësuar.
„Njerëzit e filmonin nënën. Disa tentonin ta kalonin shiritin për të marrë fotografi më të mira. Unë kam qenë i zënë duke u përpjekur për ta mbrojtur gruan. Ajo filloi të ecte përsëri dhe përsëri, ndonjëherë prapa pengesës. Dhe gjithmonë pas saj një grumbull njerëzish. Unë u përpoq ta mbrojë nënën. Doja të sjell në veturën e ambulancës në mënyrë që të jetë e sigurt, por vetura ishte shumë e ngushtë për të. Dhe, përderisa gjithnjë doja ta kem nën mbikëqyrje, është dashur gjithnjë ta hap rrugën nga turma. Ju thoja njerëzve: Ju lutem shkoni mënjanë, ju lutem vazhdoni rrugën. Por dëgjoja fjaë si: ‚Hiqe mantelin tënd, eja këtu, po që se do të rrihemi‘ „.
Për nënën Kinolli këto minuta janë të paqarta në retrospektivë. „Pas aksidentit unë nuk mund të mbaj mend më asgjë. Është dashur të kalojë shumë kohë derisa të ktheheshin në mendjen time ato imazhe“, thotë ajo në dhomën e saj të ditës. „Por, edhe sot e kësaj dite i dëgjoj në veshë zërat e njerëzve. Grindje me policinë. Përse? Përse, qoftë mallkuar? Përse ata ziheshin, përderisa vajza ime po vdiste?“.
Çdo aksident është gjithashtu një spektakël. Kështu ishte edhe në epokën e kuajve me karroca. Sot, spektakli është më i madh, sepse aksidentet janë bërë më të rralla, por më dramatike. Kamionët bëhen më të rëndë, veturat më të shpejta, por edhe njeriu është po aq i prekshëm sa kurrë më parë.
Gjithashtu në urë spektakli u bë më i madh dhe gjithnjë e më i madh. Një helikopter shpëtimi fluturoi. Zhurma e rotorëve ra nëpër qytet dhe tërhoqi edhe më shumë njerëz.
Ka foto dhe video që tregojnë gjithë këtë, duke përfshirë turmat prapa pengesave. Disa minuta pas aksidentit, gazetarët ishin gjithashtu në vend, përcjell Shtegu.com. Një nga fotografitë e marra në urë muaj më vonë duket në një sallë mësimi në Medical School Hamburg. Harald Karutz, profesor i menaxhimit në shpëtim, e ka prozhektuar në mur. Ajo është bërë titulli i prezantimit të tij. Karutz është një asistent i trajnuar i shpëtimit dhe kaloi 20 vite në ambulancë para se të bëhej pedagog universitar. Tani, ai i trajnon drejtuesit e ekipeve të shpëtimit.
Në foto, shihet turma duke e kaluar shiritin. Karutz i shënjestron njerëzit nga larg me treguesin e lazerit. „Ky“, thërret ai në sallë. „Çfarë është duke menduar ai?“ Përfundimisht, diçka për të parë, ose kjo këtu, që po i thërrmon thonjtë, a është e frikësuar?“ Studentët e shikojnë të pafuqishëm.
„Dua të them, se ne duhet të dallojmë, njerëzit kanë arsye të ndryshme dhe të paktë janë ata që kanë arsye të këqija“. Disa shikojnë, thotë Karutz, sepse ata i adhurojnë shpëtimtarët, sepse ajo i zbut ata, për të parë se ndihma është aty. Të tjerët janë vetëm aty, sepse dëshirojnë t’i përkasin grupit. Ose sepse helikopterët i fascinojnë. Prandaj Karutz e urren fjalën „kurreshtar“. Koncepti i dëmtimit është i neveritshëm për të, sepse ai përpiqet që njerëzit të ndjejnë kënaqësi. Ai e formulon në mënyrë sa më neutrale, duke i quajtur të pranishmit si „shikues“. Ai dëshiron të heq histerinë nga subjekti për të parë se çfarë ka mbetur. Cili është problemi?
„Nuk ka problem që njerëzit të shikojnë,“ thotë ai. „Imagjinoni të kundërtën ..! Në autostradë psh kalon nëpër një aksident të rëndë, askush nuk e ngadalëson, të gjithë vetëm vazhdojnë, shikojnë drejt përpara, sikur asgjë nuk ka ndodhur, që do të ishte e tmerrshme“.
Më e keqja thotë Shukrije Kinolli, është ndjenja se „ka njerëz të cilët kanë një foto ose video e vajzës sime që po vdiste. Unë kam dëgjuar se një foto është postuar në Facebook. Vetëm si mendim, kjo është një gjë e keqe për mua. Unë e di se si vajza ime është shkelur dhe po që se ndonjëri prej jush edhe një foto … unë nuk dua që ndokush ta shoh vajzën time në atë gjendje! Çfarë përfitojnë njerëzit nga kjo? Çka do të ndodhte po që se do të ishin në vendin tim? Unë dua ta kujtoj fëmijën tim, por vazhdoj të përpiqem të mos mendoj për lëndimet e saj. Dhe për njerëzit që kanë fotografi apo video të ngjarjes!“.
Prandaj, një nga situatat më të vështira në urë ishte momenti kur ata morën me vete Aidën dhe e dërguan në ambulancë. Tetë zjarrfikës e mbrojtën në mënyrë që shikuesit të mos bënin ndonjë fotografi të Aidës me telefonat e tyre celularë.
Shikimi nga kurreshtja nuk është i dënueshëm. Vetëm ata që i pengojnë shpëtimtarët në punën e tyre, mund të dënohen. Në Hagen, policia mund të kishte lëshuar një urdhër largimi, nëse ata kishin pasur kohë. Incizimi i viktimave të aksidenteve nuk ishte i dënueshëm deri në vitin 2015 – sot, janë të mundshme deri në dy vjet burgim. Por paragrafi parashikon vetëm viktimat e gjalla, e jo të vdekurit. Së shpejti, qeveria gjermane do ta ndryshojë këtë ligj.
Një video nga ura tregon zjarrfikësit e dëshpëruar duke u përpjekur t’i largojnë njerëzit. Një burrë i moshuar në një kostum qëndronte aty, përderisa aparati i celularit të tij po incizonte. „Ndoshta duhet të largohesh nga ky vend“, i thotë zjarrfikësi. „Ne jemi duke punuar këtu dhe mendoj se ju nuk keni humbur asgjë këtu“. Në sfond mund të dëgjohen klithmat e nënës.
Shukrije Kinolli i ka të njohura shumë nga këto sekuenca. Ato po qarkullojnë nëpër internet. Asnjëherë nuk do të fshihet. Në Youtube një përdorues shkruan: „Isha aty.“ Një tjetër: „E kaluar“. Babai i Aidës nuk mundi ta përballojë këtë. Ai u përgjigj: „Ajo ishte fëmija im“.
Mediat lokale gjithashtu tregojnë fotografi të skenës së aksidentit. Do të ketë më shumë kur të fillojë gjyqi kundër vozitësit. „Kur e shoh këtë, gjithçka më del përpara përsëri“, thotë Kinolli. „Kjo është karroca e vajzës time, çanta ime, kapela e nipit tim, xhaketa, biberoni“. Ajo ndjehet e dorëzuar, e di që fotot nuk do të zhduken asnjëherë.
Nuk ishin vetëm kalimtarët që fotografuan atje, por edhe gazetarë. Për shembull, Alex Talash. Ai është i specializuar në situata të tilla, gjithmonë në vend, kur zjarrfikësit kanë të bëjë diçka.
Departamenti i zjarrfikësve në Hagen kishte rrethuar vendin me dy metra mburojë të lartë pas aksidentit. Rojet e shpëtimit tani po e bëjnë këtë në të gjithë vendin. Vetëm kur të gjithë të plagosurit u transportuan nga ura, interesi u pakësua. Një ambulancë mori Aidën në klinikë, një tjetër më vonë prindërit e saj.
„Ishte një lloj morgu në klinikë“, kujton nëna. „Një mjek thjesht tha: `Më vjen keq, ajo nuk ia doli“. Burri im ra në tokë, ndërsa unë bërtita: ‚Më lini të shkoj te fëmija im!‘ E hapa derën dhe u futa, ndërsa kufoma qëndronte e shtrirë. Me orë të tëra u dergja në morg, ia mbulova fytyrën me një batanije. Kishte kaq shumë të afërm. Doja që askush të mos e shoh“.
Atëbotë, nëpërmjet Facebook-ut, fotografitë dhe videot nga ura arritën deri te prindërit e tyre në Kosovë. Kushërinjtë thirrën menjëherë në Gjermani sepse kishin frikë se ndoshta edhe nëna mund të vdiste pasi po bërtiste me zë të lartë.
Të nesërmen ata e varrosën Aidën, të mbështjellur me një pëlhurë siç kërkohej nga feja e tyre. Ishte në fakt dita kur donin të festonin ditëlindjen e saj të parë.
Shukrije Kinolli e viziton shpesh varrin. Gjatë muajve, ajo ka mësuar të kalojë përsëri urën, kangjella e së cilës është ende e dëmtuar, përcjell Shtegu.com. Çfarë duhet të bëjë ajo? Përzgjedhja do të ishte shumë e madhe. Ajo nuk do të donte të lëvizte, sepse edhe apartamenti i kishte dhuruar kujtime të bukura.
Ajo tregon se sa lule qëndronin në urë në ditët që pasuan. Edhe pse përpiqet të buzëqesh, lotët vazhdojnë t`i rrjedhin rrëke. Njerëzit ishin gjithashtu të mirë për të dhe familjen e saj. Ajo është mirënjohëse ndaj tyre. Gjithsesi, zyrtarët dhe ekipi mjkeësor. Për të gjithë të tjerët që ishin në urë, në të vërtetë për këdo që ndonjëherë dëshmon një aksident, ajo pyet: „Kush mund të ndihmojë, mirë, kush nuk mundet, vetëm vazhdoni shkoni, ju lutem, vazhdoni shkoni!“.
Se asaj nuk i ka ndodhur asgjë, ajo i falënderohet bashkëshortit të saj. „Dhe për fat të mirë që kemi sërish një fëmijë“. Kësaj radhe një djalë, ai është pak muajsh. Ajo e vendos atë në prehër. „Sytë e njëjtë dhe flokë të njëjtë“, thotë ajo. „Ne e pagëzuam Almir, që do të thotë princ, kemi kërkuar një emër me A“. Në dhomën e Almirit është e varur ende një perde ngjyrë rozë e Aidës. „Nuk mund ta heqim“.
Kur kalon mbi urë me Almirin, ajo gjithmonë shkon në anën e veturës, pasi dëshiron të jetë një mburojë për të.