Rikthehet dimri në Zvicër, borë e madhe nëpër disa lokacione

Date:

19:14:33                2019-05-04

 

 

Dimri është rikthyer sërish në Zvicër gjatë fundjavës. Përveç temperaturave të ulëta, në në disa lokacione bora e ka zbardhur tokën.

Në Zvicër ende është herët që rrobet e dimrit të vendosen në dollap. Të shtunën, dimri është rikthyer sërish dhe ka pasur rreshje të borës, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.

Në Bazel, ka pasur rreshje të mëdha të borës, kanë deklaruar nga MeteoNews të shtunën pasdite. Videot e disa lexuesve kanë treguar të reshurat e borës në Binningen BL dhe Allschëil BL. Por edhe në Bättëil SO dhe në Herisau AR, është duke reshur seriozisht.

Të shtunën pasdite, kufiri i borës ka zbritur në rreth 500 metra, ka shkruar SRF Meteo mëngjesin e sotëm.

„Të shtunën, era do të kthehet dhe do të sjellë ajër më të ftohtë në Zvicër“, spjegon meteorologu Cédric Sütterlin, nga Meteonews.

Në shpatet veriore të Alpeve, bora e freskët mund të arrijë lartësinë deri në 40 cm të shtunën pasdite. Qeveria federale ka lëshuar një paralajmërim për shkak të borës së madhe. Për momentin vlen shkalla e tretë e sigurisë (nga 5).

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...