Prokuroja zvicerane e pakënaqur me dënimet e trazirave në xhaminë An`Nur

Date:

09:12:16              2019-05-02

 

 

Gjykata e Lartë e Cyrihut duhet të merret me rastin e xhamisë An’Nur. Prokurorja zvicerane i ka transferuar të gjitha vendimet.

Rasti i nëntë personave të dënuar që ka të bëjë me xhaminë An’Nur, do të rihapet. Prokurorja kompetente e Cyrihut, i ka tërhequr vendimet e Gjykatës rajonale në Winterthur tetorin e kaluar, duke i transferuar në gjykatën e lartë.

Prokurorja ka bërë ankesë ndaj të gjitha nëntë vendimeve, konfirmoi të hënën në mbrëmje Erich Wenzinger, zëdhënës i kryeprokurorisë Zurich Oberland, për agjencinë e lajmeve SDA, informon Shtegu.com. Rasti pra duhet të rivlerësohet.

Në seancën gjyqësore të tetorit të kaluar, para Gjykatës rajonale të Winterthurit, është shqyrtuar rasti i kërcënimeve dhe grushteve ndaj vizitorëve të tjerë të xhamisë. Të nëntë të pandehurit u dënuan me gjoba të kushtëzuara që varionin nga 6 në 18 muaj. Aktgjykimet ishin dukshëm më të lehta se sa kërkesa e prokurorit.

Ajo kishte kërkuar dënime të pjesërishme burgimi prej dy e gjysmë deri në tre vite. Megjithatë, gjykata solli dënime më të ulta, ndër të tjera për shkak të moshës rinore të të akuzuarve. Gjithashtu ka ndikuar edhe fakti se të gjithë të pandehurit janë denoincuar për herë të parë.

Se çfarë kishte ndodhur në nëntor 2016, në xhaminë tani të mbyllur në lagjen Hegi të Winterthurit, është konstatuar me saktësi përmes anketave, chat shkrimeve dhe thirrjeve telefonike, informon Shtegu.com. Me këtë rast, një grup të rinjsh në xhaminë An’Nur i kishte slumuar dy vizitorë.

Në xhaminë e kontestuar, ata kanë „spiunuar“ duke bërë fotografi dhe gazetarëve ua kishin dhënë një insert të predikimit. Më vonë, atyre iu bashkuan edhe një imam dhe ish kryetari i atëhershëm i xhamisë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...