Vetëvendosje organizon protestë në Berlin për shkak të takimit Thaçi- Vuçiq

Date:

Prishtinë, 28 prill  Opozita kosovare, partia Lëvizja Vetëvendosje (VV), nesër do të organizojë protestë në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, ku në kuadër të Samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor do të takohen presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq.

Protesta, siç njoftojnë nga partia e Albin Kurtit do të mbahet para zyrës së kancelares gjermane Angela Merkel e cila bashkë me presidentin francez Emanuel Makron është nikoqir i Samitit, ku pritet që temë kryesore të jenë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Le të dëgjohet edhe zëri i të shpërngulurve”, thuhet në komunikatën e VV-së e cila me moton “Kundër pazareve të Thaçit dhe Vuçiqit” ftohen të shpërngulurit kosovarë në Gjermani në protestën e caktuar në ora 18, ku pritet që Thaçi dhe Vuçiq të takohen në ndërtesën ku ndodhet kabineti i Merkelit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...