Pendarovski me epërsi të lehtë ndaj Siljanovskës, ja rezultati nga gati 100% të votave të numëruara

Date:

 

Kandidati socialdemokrat i partive të koalicionit, Stevo Pendrovski ka shënuar një epërsi të lehtë ndaj kandidates së opozitës, Gordana Siljanovska – Davkova në në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që u zhvilluan dje në Maqedoninë e Veriut.

 

Sipas rezultateve preliminare nga rreth 100 % të votave të numëruara, Pendarovski ka fituar 42,72% të votave, ndërsa Siljanovska – Davkova ka fituar 42.58% të votave, ndërsa kandidati i tretë Blerim Reka i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe BESA ka fituar 10.35% të votave, përcjellë INA.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tha se zgjedhjet kaluan në një atmosferë të qetë dhe demokratike, me shumë pak parregullësi, ndërsa jehona e votuesve ka qenë mbi 42%. Këto ishin zgjedhjet e gjashta presidenciale nga pavarësimi i vendit nga ish-republika jugosllave në vitin 1991. Të drejtën e votës e kishin mbi 1.8 milionë qytetarë. Për shkak të rezultatit të arritur, do të zhvillohet raundi i dytë më 5 maj, ndërsa për të qenë zgjedhjet e suksesshme, duhet të dalin mbi 40% të votuesve. Në rast se nuk arrihet kjo, atëherë sipas Kushtetutës do të duhet të organizohen zgjedhje të reja.(INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...