Dy afganezë kërcejnë nga kamioni i Maqedonisë Veriore në Gjermani

Date:

17:42:54                  2019-03-25

 

Doganierët gjermanë u tmerruan kur kontrolluan kamionin e një vozitësi veriomaqedonas, i cili pasditen e 21 marsit 2019, e hapi kamionin në shpedicionin në Bernburg. Nga kamioni i tij, i cili ishte i plumbosur që nga Serbia, dy persona kërcyen nga brendia e kamionit dhe filluan të arratisen. Mirëpo, stafi i shpedicionit arriti t`i ndalojë të dy, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com. Tani, policia federale gjermane ka filluar hetimet.

Gjatë marrjes në pyetje, u bë e njohur se të dy personat kishin ardhur nga Afganistani. Njëri pre3j tyre ka parashtruar kërkesë për azil. Hetimet e inspektoratit federal të policisë në Magdeburg janë në rrjedhë e sipër.

„Ky rast dëshmon se zona e Gjermanisë Qendrore po përdoret për migracionin e paligjshëm dhe ne gjithashtu u jemi mirënjohës popullatës për informata në luftimin e këtij fenomeni, përcjell Shtegu.com. Për fat të mirë, të dy personat nuk kanë pësuar probleme shëndetësore në kontrabandimin e tyre“, ka de4klaruar Alexander Schmelzer, kreu i inspektoratit federal të policisë në Magdeburg.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...