Politikani zviceran trondit opinionin me parullën: „Zviceranet i therin shqiptarët“

Date:

11:50:04                2019-03-23

 

 

Pas tragjedisë në Bazel, kryetari i Partisë pirate nga Cyrihu, ka tërhequr një krahasim me parullën kontestuese të Partisë SVP „Kosovarët therin zviceranët“. Përcjellësit e tij në Twitter kanë ngelur pa fjalë.

Një plakë 75-vjeçare, e ka therë me thikë një fëmijë shtatvjeçar nga Kosova, duke i shkaktuar vdekjen tragjike. Tragjedinë e së enjtes, zvicerani David Herzog e ka shfrytëzuar si krahasim të pacipë në mes të krimit makabër dhe parullës konstestuese të Partisë SVP. Ai ka shkruar: „A e keni parasysh edhe ju parullën e SVP-së: Zviceranët i therin shqiptarët“. Me këtë postim, përfaqësuesi e seksionit të Partisë pirate të Cyrihut dhe përkujdesës shkollor, ka shkaktuar reagime dhe zhgënjime të shumta, shkruan „20 Minuten“, përcjell Shtegu.com.

Shumica e përdoruesve e kanë akuzuar për të paturpshëm. „Ky postim është aq i pacipë dhe i neveritshëm. I turpshëm për një politikan dhe veçanërisht për një përkujdesës të shkollës“, i është përgjigjur një përdoruese. Ajo rekomandon që postimi të fshihet menjëherë, sa më shpejt të jetë e mundur. Dikush parashtroi pyetjen se si do të ndjehej ai nëse tragjedia do të kishte ndodhur në shkollën e tij. Një gjyshe i ka kërkuar Herzog që menjëherë të fshijë postimin e neveritshëm“: „Një nxënës i shkollës është vrarë. Mbesa ime shkon në të njëjtën shkollë“, shton ajo me një emoji duke qarë.

Por, Herzog qëndron i qetë, përcjell Shtegu.com. Ai pranon se është një delikuent i përsëritshëm, u përgjigjet përdoruesve. Përderisa përdoruesit apelojnë në dhembshurinë e tyre, infermieri i shkollës përsëri trondit përdoruesit: „Unë mund ta kuptoj zemërimin. Por, nuk mund ta kuptoj se si për mbytjen e personave në Mesdhe që mund të shpëtojnë Zvicrën, shqetësimi nuk është aq i madh“.

Ai ka dashur vetëm të tregojë të prekurit e tij me të fëmijën dhe mjedisin, shkruan Herzog. „Por, për fat të keq unë nuk mund ta injoroj diskursin shoqëror“. Në një nga postimet e tjerë, ai përgjigjet: „Imagjinoni po që një sirian do ta kishte prerë me thikë një fëmijë zviceran. Partia SVP do të kishte pasur fitore zgjedhore të sigurt në vjeshtë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...