Cili lider ballkanas është më i popullarizuari në rrjetet sociale?

Date:

 

Rrjetet sociale tashmë po përdoren nga të gjithë. Politikanët po i shfrytëzojnë ato që të shprehin mendimet dhe të komunikojnë më shpejtë me qytetarët. Marrim shembull presidentin amerikan, Donald Trump i cili çdo deklaratë të tij e poston në Twitter pasi ka frikë se mund të jetë cak i fenomenit ‘Fake News’, transmeton Indeksonline.

 

Vitet e fundit kemi parë që edhe liderët e Ballkanit po i përdorin shumë rrjetet sociale, sidomos Twitter-in por cili është lideri më i popullarizuar në këtë rrjet social?

Nga ajo që shihet, lideri më i popullarizuar në Twitter është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me 333.000 ndjekës. Pas tij vjen, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq me 288.000 ndjekës. E treta në radhë është, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic me 114.000 ndjekës.

Këta janë tre liderët ballkanas që kanë më së shumti ndjekës në Twitter. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka 65.000 ndjekës. Ndërsa kryeministri, Ramush Haradinaj ka 8000 ndjekës në Twitter.

Në Facebook, përsëri prinë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me 1.1 milionë pëlqime. Por në vend të dytë gjendet presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic me 748.000 pëlqime.
Vendin e tretë e nxë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me 334.000 pëlqime.

Në facebook, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është më i popullarizuar se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq. Haradinaj ka 193.000 pëlqime, kurse Vuçiq ka 160.000. Pa dyshim ndikimi i këtyre liderëve në Ballkan është i madh prandaj janë kaq të ndjekur në rrjetet sociale. Ajo që çudit më së shumti është që dy liderët e Malit të Zi nuk përdorin asnjë rrjet social. Ndërsa kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev nuk është shumë i popullarizuar në Twitter. Ai ka vetëm 6543 ndjekës. Kurse në Facebook ka 216.000 pëlqime./ina-online

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...