Vuçiq: Falë meje dhe tre të tjerëve Kosova nuk është sot në OKB

Date:

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sonte se u ka kërkuar serbëve të Kosovës të mos vijnë për t’i dhënë mbështetje atij në Beograd, ndërsa paralajmëroi se nëse do të ketë dhunë në protestat e ardhshme protestuesit nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar.

“Ndoshta kemi bërë një gabim, pasi kemi besuar se kemi të bëjmë me njerëz racionalë, andaj nuk kemi dërguar policinë në RTS. Sigurisht, unë jam më i shqetësuar për Kosovën”, tha ai.

I pyetur se si imazhet e sotme të dërguara në botë ndikojnë në pozitën e Serbisë në dialogun me Kosovën, Vuçiq tha se është e vështirë “kur jeni të shtypur nga anë të ndryshme”.

“Shqiptarët sillen në mënyrë të papërgjegjshme, dhe duhet të mbroheni edhe nga ana tjetër me resurse të vogla. Përkundër histerisë në Prishtinë, ne kemi qenë të suksesshëm deri më tani, dhe kështu do të vazhdojmë. Ata nuk respektuan marrëveshjen e Brukselit, vendosën tarifa. Nuk do të ketë lëshime, tarifat duhet të hiqen. Do të bëjmë gjithçka për të parandaluar konfliktin, andaj është e rëndësishme të mbahet paqja me çdo kusht”, porositi ai.

Presidenti serb tha se nuk i intereson nëse dikush e quan tradhtar dhe ka komentuar mbi ngjarjet aktuale.

“Prova më e mirë është se sa mbështetje kam në Kosovë dhe sa kanë të tjerët. Treguesi më i mirë është thirrja e sotme që serbët e Kosovës të ngrenë duart e tyre nga unë, sepse, siç thuhet, i kam lutur të vijnë në Beograd për të më mbrojtur. Unë i kam lutur të mos vinë. Pra, serish rrena. Vetëm gënjejnë. Falë meje dhe tre njerëzve të tjerë, sot nuk e kemi Kosovën në Kombet e Bashkuara”, tha Vuçiq, duke mos dhënë më shumë detaje, transmeton KosovaPress. /Koha.mk

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...