Arrestohen në Belgjikë sulmuesit që plagosën shqiptarin në Zvicër

Date:

16:22:26               2019-03-07

 

 

Vjeshtën e kaluar, një kosovar ishte sulmuar me një mjet të fortë në Kantonin e Glarusit dhe u plagos rëndë. Kërkimi i autorëve ishte i vështirë. Por, një kërkim ndërkombëtar tani ka sjellë sukses.

Në tetor të vitit 2018, një kosovar 41-vjeçar me vendbanim në Bilten (GL) të Zvicrës, ishte viktimë e një akti të rëndë dhune. Sulmuesi brutal atë e goditi në kokë, me një mjet të fortë dhe e plagosi rëndë.

Menjëherë pas krimit u arrestuan një shtetas maqedonas 44-vjeçar dhe djali i tij 16-vjeçar, ndërsa dy të tjerë u arratisën, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Me këtë rast, viktima e dhunës heshti, gjë që e vështirësoi hetimin.

Pastaj policia vendosi për ndihmë ndërkombëtare: Ajo publikoi fotografitë e dy personave në arrati – me sukses. Në fund të nëntorit, dy persona u identifikuan dhe u arrestuan në Belgjikë pas një kërkimi ndërkombëtar, ka konfirmuar prokurori kompetent për „Südostschweiz“, informon Shtegu.com.

Aktualisht, nga autoritetet belge janë duke u shqyrtuar kërkesa për ekstradim në Zvicër. Sekuenca e saktë e ngjarjeve, prejardhja dhe motivi i veprës do të hetohen tani.

Shtetasi maqedonas, i arrestuar në Cyrih vetëm dy orë pas sulmit, është liruar nga paraburgimi nga mesi i dhjetorit. Djali i tij 16 vjeçar, i cili ishte arrestuar gjithashtu, u lirua një ditë pas krimit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...