Taksisti kroat me Maserati po i çmend zviceranët

Date:

17:24:05               2019-03-03

 

 

Me Maseratin e tij Quattroporte, kroati nga Zvicra Darko Maduna, është një ekzotik në mesin e taksistëve në Bazel. Vetura sportive elegnate italiane është një tërheqëse e vërtetë e klinetëve.

Që të vozitesh me një veturë taksi Maserati, me çmime standarde nëpër Bazel – ky ka qenq qëllimi që Darko Maduna ia kishte vendosur vetvetes, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Modeli i tij i biznesit është i thjeshtë: Shërbim me cilësi të lartë për të gjithë. Kjo duket të funksionojë: „Unë ish në rrugë për rreth pesë fundjavë dhe tani kam shtatë klientë të rregullt“, thotë ai me krenari.

Fillimisht kishte punuar si shofer i autobusit për disa vite, duke kombinuar pasionin e tij për makina të bukura, me pasionin e tij për ngasje, thotë Maduna. Me ofertën e tij, ai i shërben të gjithë klientët e mundshëm të taksive: „Sigurisht, shpesh janë njerëz të biznesit, por shpesh edhe të rinj, për shembull, kur shkojnë në dalje“, thotë ai.

Jo rrallë ndodh që Maduna të ndalohet. „Njerëzit bëjnë fotografi dhe regjistrojnë video, shumica duan të transportohen në ndonjë vend tjetër me veturën elegante“, thotë ai, përcjell Shtegu.com. Sapo e dërgova një burrë të moshuar. „Kur hyri në veturë, ai më tha se vetëm një herë në jetën e tij, donte të provonte se si dukej të vozitej me një Maserati“.

Sipas sipërmarrësit të lindur kroat, shërbimi i tij i taksit është ende unik në Zvicër. Shumica mendonin se ai ishte i çmendur, sepse mendonin nëse shërbimi i tij do të shpaguhej financiarisht. Sepse vetëm mirëmbajtja e një makine të tillë, edhe nëse është e dorës së dytë, është shumë e shtrenjtë. Maduna pranon se biznesi i tij nuk ka realizuar ende ndonjë fitim. Megjithatë, ai ka besim në modelin e tij të biznesit: „Shërbimi im është shumë mirë i pranuar nga njerëzit. Kjo mund të shihet në faktin se pavarësisht nga investimet e mia të larta, i kam mbuluar shpenzimet e mia. 98 për qind e klientëve të mi, kurrë nuk janë vozitur me një Maserati“.

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...