12:32:30 2019-03-03
Një përleshje masive në mes 30 adoleshentëve, ka rezultuar me një të plagosur. Një 16-vjeçar pranoi se e atë kishte sulmuar me një thikë.
Në qendrën tregtare në Spreitenbach, në Kantonin e Aargaut, të shtunën pasdite është shkaktuar një grindje masive, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Bernhard Graser, zëdhënës i Policisë Kantonale në Aargau e ka konfirmuar incidentin në qendrën tregtare Tivoli.
Siç thotë policia të dielën, disa patrulla policore kishin shkuar në vendngjarje. Kur zyrtarët policorë arritën në qendrën tregtare, ata hasën në një grup të vogël adoleshentësh. Njëri prej tyre ka pasur plagë gjakderdhjeje. Shumica e adoleshentëve u larguan.
15-vjeçari i plagosur është dërguar menjëherë në spital. Jeta e tij nuk është në rrezik, por për momentin nuk duhet të largohet nga spitali.
Pas hetimeve intensive, doli se një 16-vjeçar ishte përgjegjës për sulmin. Ai pranoi të kishte therë me thikë adoleshentin. I riu u arrestua.
Përse erdhi deri te përleshja masive, mbetet ende e paqartë, përcjell Shtegu.com. Policia Kantonale ka shkruar: „Sipas hetimeve fillestare, një mosmarrëveshje ishte shkaktuar në mes të rinjve të shumtë nga vende të ndryshme, e cila më pas u shndërrua në grindje masive“.
Sipas një dëshmitari të rastit, ka qenë një konflikt në mes dy grupeve rivale nga Dietikoni dhe Spreitenbachu. Pjesëmarrësit duhet të kenë qenë të rinj mes moshës 14 dhe 17-vjeçare.

