ITALI: 41-vjeçari plagos rëndë me thikë bashkëshorten

Date:

20:35:56                    2019-03-02

 

Të premten, një shqiptar 41-vjeçar ka sulmuar bashkëshorten e tij me një thikë, në Bolzano të Italisë. Prokuroria është duke e akuzuar për përpjekje për vrasje.
Prokuroria italiane ka arrestuar një person 41-vjeçar nga Shqipëria, për përpjekje për të vrarë bashkëshorten e tij, shkruajnë mediat italiane, përcjell Shtegu.com. Shqiptari e kishte plagosur rëndë gruan e tij 29-vjeçare me disa plagë të shkaktuara nga thika, të premten në rrugë publike në lagjen Oberau, në Bolzano. Për një muaj, ajo së bashku me tre fëmijët e çiftit kishin jetuar në një apartament të mbrojtur.

Gruaja është operuar menjëherë në spitalin e Bolzanos. Ndërkohë, ajo është jashtë rrezikut për jetë. Mëngjesin e së premtes, ajo i kishte shoqëruar dy fëmijët e saj për në shkollë, përcjell Shtegu.com. Më pas, po kthehej përgjatë rrugës „Claudia-Augusta-Strasse“ me fëmijën e saj më të vogël, kur bashkëshorti fillimisht i bërtitit dhe pastaj e sulmoi me thikë.

Gruaja ishte ndarë nga burri i saj në fund të janarit dhe kishte jetuar në një ambient të mbrojtur, për disa kohë. Sipas prokurorëve, deri më tani nuk ka pasur sulme të dhunshme të çiftit. Pas krimit, shqiptari u arrestua të premten dhe u dërgua në burgun në Bolzano. Atje ai tashmë i është nënshtruar një interviste policore. Tani hetuesit po përpiqen të rikonstruojnë rrjedhën e ngjarjes. Kalimtarët e kishin kapur shqiptarin dhe e kanë bllokuar deri sa ka ardhur policia.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...