Biden i kërkon Thaçit të ndjekë vetëm rrugën e njohjes reciproke me Serbinë, nuk i jep përkrahje për ndryshim kufijsh

Date:

 
 

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joseph Biden i ka dërguar një letër Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Përmes kësaj letre, Biden i kërkon Thaçit që të ndjekë vetëm rrugën e njohjes reciproke me Serbinë.
Biden nuk i ka ofruar Presidentit Thaçi përkrahje në idenë e tij për ndryshim të kufijve, derisa ka kërkuar nga ai që të ndjekë vetëm rrugën e njohjes reciproke më Serbinë.

 

“Një zgjidhje e dakorduar në mënyrë reciproke me Serbinë, që çon në njohjen e pavarësisë së Kosovës, do të ishte një arritje e rëndësishme dhe do të ndihmonte në arritjen e të gjitha këtyre gjërave. Ju uroj suksese në ndjekjen e një zgjidhjeje të tillë”, thuhet në letrën e Biden drejtuar Thaçit.

Kjo është letra e plotë e tij dërguar presidentit Thaçi:

I nderuar president Thaçi,

E vlerësoj lart mundësinë që kisha që të kaloj kohë me ju në Konferencën e Sigurisë në Munih fundjavën e kaluar.

Kosova ka bërë përparim të pabesueshëm prej që ka fituar pavarësinë e saj, në një masë të madhe falë lidershipit dhe kontributeve tuaja. Sidoqoftë, siguria e vendit, perspektiva ekonomike dhe statusi ndërkombëtar duhet të forcohen dhe të zgjerohen – një pikëpamje që unë e di që ju e ndani. Një zgjidhje e dakorduar në mënyrë reciproke me Serbinë, që çon në njohjen e pavarësisë së Kosovës, do të ishte një arritje e rëndësishme dhe do të ndihmonte në arritjen e të gjitha këtyre gjërave. Ju uroj suksese në ndjekjen e një zgjidhjeje të tillë.

Ju e dini se përkushtimi im ndaj Kosovës është personal dhe i thellë, dhe unë do të vazhdojë të qëndrojë afër gjithë popullit të Kosovës, përderisa ju përmbushni angazhimin tuaj për një të ardhme më të ndritur. Faleminderit për partneritetin tuaj për ta bërë këtë të ardhme një realitet.

Përshëndetje të ngrohta,

Joseph R. Biden, Jr.

/ina.online/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...