14:53:36 2019-03-01
Gjykata për të mitur në ëinterthur të Zvicrës, të mërkurën i ka dëenuar dy të miturit shqiptarë (vëlla e motër) që udhëtuan për t`iu bashkuar milicisë terroriste të SHI, në vitin 2014. Atyre iu është shqiptuar një dënim me kusht.
Vëllai dhe motra e tij, të cilët udhëtuan në Siri për t`iu bashkuar grupin terrorist të SHI në vitin 2014, janë shpallur fajtorë, shkruajnë meediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Kjo u njoftua nga Gjykata për të mitur në ëinterthur, gjatë të mërkurës. Me përkrahjen e tyre të SHI, ata kanë shkelur Ligjin federal të SHI dhe dënohen me kusht me burg, prej dhjetë apo njëmbëdhjetë muajsh.
Vajza e re tashmë ka kaluar nëntë nga dhjetë muaj në paraburgim. Vëllait të saj, një vit më i vjetër, gjykata ia ka llogaritur dhjetë nga njëmbëdhjetë muaj. Gjatë periudhës njëvjeçare të provës, të dy duhet të mbajnë kontakte të rregullta me Departamentin e policisë të repartit për mbrojtje ndaj dhunës.
Dënimet duket se janë të butë. Por, gjykata shkoi pothuajse në kufirin më të lartë të kornizës penale, e cila parashikon dënime të tilla të të miturve, për akte të ngjashme, përcjell Shtegu.com. Dënimi maksimal është 12 muaj. Vetëm po që se vëllai dhe motra të kishin luftuar, apo edhe të kishin kryer ndonjë vrasje, do të mund të ishte zbatuar dënimi maksimal prej katër vitesh.

