20:10:45 2019-02-28
Profesori dhe diplomati i karrierës, Blerim Reka është figura e duhur shqiptare për kandidat për kryetar shteti në Maqedoninë e Veriut. Intelektual dhe përfaqësues politik në ekipin e Adem Demaçit në zyrën e UÇK në Prishtinë. Profesor i së drejtës ndërkombetare, i doktoruar në Grac. Ka punuar gazetar, redaktor, kryredaktor i gazetës „Rilindja“. Poashtu profesor në Universitetin e Prishtinës, Universitetin e e Tetovës, aktualisht profesor në Universitetin e Europës Juglindore, ku ka qenë, prorektor për hulumtime dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Ambasador i Maqedonisë në Bruksel në kohën kur Kosova përgatitej të shpallej shtet i pavarur dhe sovran etj. Me karrierë e njohës i hileve të sllavëve e politikave të tyre meskine. Figura e tij e rikthen në lojë faktorin politik shqiptar dhe e motivon votuesin e procesin e kthen në binar. Profesori Blerim Reka është themeluesi i mendimit diplomatik shqiptar në rajon, na duhet shumë kjo energji sepse fillon procesi i demontimit të pushtetit kriminal te shqiptarët. Duket modern por ata që e njohin e dijnë se është kokëfortë e këmbëngulës dhe di të jep gol në minutën e 90 të lojës. https://www.seeu.edu.mk/en/~b.reka/Blerim-Reka-SEEU-CV.pdf
Arsim Sinani

