Garazhisti shqiptar po përfiton zemrat e klientëve me punën shembullore

Date:

18:24:53                2019-02-28

 

Sikurse edhe shumë bashkatdhetarë të tjerë, edhe Garip Iljazi nga Tetova e ka provuar fatin e vet në mërgim, duke u vendosur në Zvicër. Tash e disa vite, ai është shndërruar në medikament të vërtetë për bashkatdhetarët tanë në rrethinën e Burgdorfit dhe më gjerë.

„Miridta“, „Bongiorno“, „Guten Tag“, „Bonjour“, „Selam Alejkum“, „Merhaba“ etj. dëgjohen përshëndetjet në garazhin e tij bashkëkohor „Le Garage“, që e ka hapur para pak kohësh në në Utzenstorf, në afërsi të Burgdorfit, njofton Shtegu.com.

Janë këto përshëndetjet nga shumë gjuhë të huaja botërore të cilat i drejtohen mekanikut tashmë me përvojë të madhe, i cili në asnjë moment nuk përton t`i afrohet klientit të vet, duke i ofruar ndihmën e duhur. „I saktë, i përpiktë dhe shumë modest. Edhe po që se pjesa e veturës kushton më shtrenjtë se sa është paraparë, ai ta kthen mbetjen e të hollave, është shumë korrekt dhe i shpejtë“, rrëfen një klient që ndodhi në garazh, duke vazhduar se Garipin nuk e ndërron me asnjë mekanik tjetër.

Ndërsa, Garipi vazhdon punën me një frymëzim të pashoq, me pak fjalë dhe me me kujdes të veçantë për klientët.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...